Bees and Trees Shop

Friday, December 12, 2014

VAJI I AVOKADOS - Vlerat ushqyese, perdorimi estetik dhe receta


 Vaji i avokados eshte perdorur per qindra vjet si trajtues estetik ne Meksike dhe Arizone. Eshte vaj i pasur me klorofil (nuk humbet gjate perpunimit). Ai gjithashtu permban vitamine A dhe D, te cilat i japin shkelqim lekures, duke mos harruar edhe acidin linoleik, qe i forcon muret e qelizave dhe e ben lekuren me rezistente. 
 Nese e kombinoni vajin e avokados me vajra me te lehte (me pak viskoz) ne raport 1:3, mund te ju ndihmoj ne menyre te mahnitshme per zbutjen e lekures se thate. Eshte vertetuar se ngadaleson procesin e plakjes se lekures dhe ka veprim mbrojtes mesatare ndaj rrezeve te diellit ( SPF 4-15, varion nga cilesia e vajit).

Perberesit kryesore te vajit te avokados:

- Proteina dhe yndyrna: permban sasi te larte te proteinave dhe yndyrnave te pangopura, te cilat kane nje veprim te rendesishem per lekuren. Permban omega-3, qe e ben jo vetem nje vaj per perdorim kozmetik, por edhe nje perberes te shendetshem ne ushqimin tone! 
- Steroline: Studimet kane treguar qe substanca e quajtur steroline e lehteson zbutjen e lekures dhe i zvogelon shenjat e plakjes se lukures. Vaji i avokados permban nje sasi te larte te sterolines.
-Antioksidante: Eshte i pasur me antioksidante, gje qe e ben te perdorshem edhe per te mjekuar lekuren e djegur nga dielli. Permban antioksidante si vitamine A, D dhe E te cilet jane te rendesishem per lekure te thate dhe te plakur. 
-Lecitine dhe Kalium: Jane perberes te domosdoshem per lekure dhe floke te shendetshme. 

Disa nga dobite qe na sjell perdorimi i jashtem i vajit te avokados:

-Zbutes i lekures: Me perdorim topik vaji i avokados ndihmon ne zbutjen dhe hidratimin e lekures se thate. 
-Stimulon prodhimin e kolagjenit: Kjo gje ndihmon per mbajtjen e nje lekure sa me elastike e te shendetshme duke zvogeluar edhe shenjat e plakjes.
-Trajton shume semundje te lekures: Ketu perfshihen edhe prosiaza dhe ekzema.
-Kunder skalpit te kokes: Nese perdoret si masazhues ne lekuren e kokes, ndihmon ne lehtesimin e simptomave te skalpit dhe stimulon rritjen e flokut.
-Te tjera: Vaji i avokados ndihmon ne rigjenerimin e lekures se demtuar si shkak i plageve apo djegies se diellit. 

Disa receta te shpejta:
1. Per te trajtuar thonjte e demtuar apo te care, mbajini per 10 minuta majat e gishtave ne 20ml (4 luge gjelle) vaj avokadoje dhe pastaj masazhojini per te stimuluar perthithjen e vajit nga lekura. Veproni keshtu nje here ne dite deri sa te keni rezultatet e deshiruara.

2. Per ta trajtuar lekuren e djegur nga dielli: Ne 15ml vaj avokadoje hidhini 6 pika vaj esencial te livandos, 2 pika vaj esencial te kamomilit gjerman dhe 2 pika vaj esencial bar pezmi. Me kete perzierje masazhoni zonen e demtuar te lekures. 

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of the picture

No comments:

Post a Comment