Bees and Trees Shop

Monday, December 29, 2014

Maske hidratuese per lekure te thate gjate dimrit






  Mos lejoni qe lekura juaj te thahet dhe te humb shkelqimin e saj ne dimer. Provojeni kete maske, nje recete e Bees and Trees, qe e hidraton dhe rigjalleron lekuren tuaj. Rezultatet jane te dukshme menjehere pas pastrimit. 

  Cfare ju duhet:  
  •   2 luge jogurt,
  •  1 luge vaj argani,
  •  5 pika vaj esencial livandoje. 

Perziejini mire keta tre perberes. Lyejeni fytyren me kete perzierje dhe masazhojeni njekohesisht, per rreth 5 minuta per te rritur perthithjen dhe per te stimuluar carkullimin e gjakut ne fytyre. Pastaj, mbajeni masken per rreth 20 minuta. Pas rreth 20 minutash pastrojeni fytyren me uje te vaket dhe thajeni me peshqir te paster. Do ta dalloni menjehere butesine e lekures dhe hidratimin e saj. Nje bonus tjeter nese e beni masken ne darke eshte se do beni nje gjume te qete, fale efektit qetesues te livandos. 

*Te mos behet nga grate shtatezena. Livandoja nuk preferohet gjate shtatezanise. 
-Te drejtat e materialit: Bees and Trees 
-I do not own the rights of this picture

No comments:

Post a Comment