Postimi i sotem mund te ju duket i cuditshem ose i padegjuar, por nje gje eshte e sigurte: eshte shume i rendesishem.
Shumica tashme jemi te vetedijshem per efektet anesore qe na shkaktojne deodorantet dhe anti-perspirantet qe i perdorim cdo dite. Ata jane te mbushur me kimikate te cilat e bllokojne djersitjen, por na demtojne shume nga ana tjeter. Shume afer sqetulles gjendet nje nga nyjet limfatike te trupit tone (mund ta keni prekur me dore nje gunge afer sqetulles) qe luan nje rol shume te rendesishem per sistemin imunitar. Aplikimi i shpeshte (i perditshem ne shume raste) i deodoranteve me shume kimikate rrezikon ne depertimin e tyre pertej lekures dhe pengimin e funksionimit normal te sistemit imunitar. Disa nga keto kimikate jane gjetur edhe si shkaktare ne shume raste te kancerit te gjirit.
Ja disa nga perberesit e deodoranteve dhe cfare shkaktojne ato:
- Alumin - disa studime tregojne lidhjen e aluminit me kancer dhe me semundjen Alzheimer.
- Ftalate - gjithashtu ndodhen edhe ne plastike dhe shkaktojne cekuiliber te hormoneve duke rrezikuar edhe infertilitetin.
- Propilen glikol - i lidhur me problemet imunotoksikologjike dhe alergjike.
- Formaldehid - nje kancerogjen i famshem... qe ne deodorant perdoret si antibakterial. Me sa duket i vret bakteriet, por nuk ben dot diferencen ne mes njerezve apo bakterieve.
- Paraben - Nje crregullues tjeter hormonal qe eshte lidhur edhe me kancerin e gjirit.
- Substanca te tjera antibakteriale
Rendesia e detoksifikimit te sqetullave:
Pervec se ky lloj detoksifikimi pastron sqetullat nga kimikatet qe mund te jene akumuluar aty nga perdorimi i gjate i deodoranteve, gjithashtu ndihmon edhe ne zvogelimin e djersitjes. Shume njerez qe e kane bere kete lloj detoksifikimi shprehen se tashme ata djersijne me pak dhe e kane pasur shume me te lehte te kalojne ne perdorimin e deodoranteve bimore. Pas ketij detoksi, deodorantet me perberje bimore do te kene me shume efekt.
Si ta bejme?
Eshte kaq e thjeshte. Na duhen vetem keto tre gjera:
- 1 luge argjile jeshile
- 1 luge uthull molle
- 1 luge uje
Perziejini keta tre perberes me nje luge porcelani ose materiali tjeter, por jo luge metalike. Kur te formohet nje mase e njetrajtshme, lyejini sqetullat me ane te nje furqe dhe mbajini per 5-20 min. Me se miri do te veproje nese e mbani per rreth 20 minuta, por nese dalloni skuqje te lekures ose djegie, pastrojeni me shpejte. Kjo do te thote se maska po vepron. Bejeni kete maske cdo dite, per rreth nje jave ose me shume dhe do ta dalloni se djersisni me pak dhe pa arome. Pas ketij detoksi ju do te shpetoni nga kimikatet dhe mund te perdorni si anti-perspirante vetem vaj kokosi. Vaji i kokosit eshte i famshem per eliminimin e aromes se djerses.
*E rendesishme: Nese edhe pas ketij detoksifikimi ju djersisni perseri shume, atehere sigurohuni te pini shume uje gjate dites per te nxjerre jashte toksinat, te evitoni dehidrimin dhe provoni metoda te shendetshme te permiresimit te qarkullimit limfatik.
Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture
*I do not own the rights of this picture
No comments:
Post a Comment