Wednesday, December 24, 2014
Mendoni se keni mungese hekuri ne gjak? Ja 12 simptomat dhe rreziqet qe ju cojne ne anemi
Kur behet fjale per mungesen e elementeve ushqyes ne organizem, hekuri e ze vendin e pare si elementi qe merret me pak nga njerezit (ose merret ne menyren e gabuar). Hekuri eshte nje element shume i rendesishem per prodhimin e hemoglobines ne gjak. Hemoglobina eshte nje proteine qe e transporton oksigjenin ne trupin tone, qe do te thote se hekuri ka nje rol mjaft te rendesishem. Mungesa e hekurit eshte me e zakonshme tek femrat. Kjo mungese mund te coj deri tek shfaqja e anemise.
Me poshte mund ti gjeni simptomat me te zakonshme qe shfaqen ne rast te mungeses se hekurit. Nese i keni shumicen nga keto simptoma, konsultohuni me mjekun tuaj dhe kerkoni te beni nje test ferritine, i cili mat sasine e hekurit ne gjak.
1. Ndjeheni gjithmone i lodhur dhe pa energji
2. Keni dhimbje te medha gjate mestruacioneve (tek femrat)
3. Jeni i zbehur
4. Mbusheni fryme shume shpejte
5. Keni rrahje te forta te zemres, ose kapercime ne rrahje
6. Ju dridhen kembet
7. Keni dhembje te shpeshta te kokes
8. Ndjeheni te stresuar pa arsye
9. Ju bien floket me shume se zakonisht
10. Jeni vegjetarian ose vegan
11. Keni hipotiroidizem (ju punon me pak se c'duhet gjendra tiroide)
12. Jeni shtatzene
Hekuri nuk merret ne sasine e njejte nga te gjitha moshat. Femrat ne moshen 19 deri 50 vjec kane nevoje te marrin 18 mg hekur ne dite. Sidoqofte, nese jeni shtatzene duhet te merrni ne sasi me te larte, rreth 27 mg ne dite. Femrat pas moshes 50 vjec dhe ne menopauze kane nevoje vetem vetem per 8 mg ne dite.
Ushqimet qe kane me shume hekur jane: spinaqi, mishi i viqit dhe pules, arrat etj.
Por, te marresh me shume hekur nuk eshte gjithmone mire. Sic eshte e rrezikshme mungesa e hekurit, eshte e rrezikshme edhe sasia me e larte se c'duhet e hekurit. Ne kete rast, hekuri rrit rrezikun e shfaqjes se diabetit, demtimit te organeve, atakut te zemres apo edhe shfaqjen e kancerit.
Burim informacioi: HEALTH
*I do not own the rights of the picture
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment