Bees and Trees Shop

Monday, December 22, 2014

Si ti detoksifikojme kembet ne kushte shtepiake?



 Kembet jane pjesa e trupit qe pesojne demtimin me te larte mekanik. Prandaj, relaksimi i kembeve me nje masazh apo uje te ngrohte na relakson te gjithe trupin, jo vetem kembet.
 Ky kombinim qe po ua sjellim pak me poshte vepron si edhe si detoksifikues edhe si relaksues i kembeve. Cdo perberes ka nje veti te caktuar. Eshte shume e thjeshte per tu pergaditur, dhe me e bukura eshte qe efektet jane menjehere te dukshme.

 Argjila jeshile: ka efekt detoksifikues duke i perthithur toksinat, metalet e renda, kimikatet dhe papastertite jashte trupit tone.

 Kripa Epsom: ka efekt relaksues tek muskujt dhe eshte nje antifungjin i fuqishem.


Cfare ju duhet:



  • Kripe Epsom (sulfat magnezi)
  • Argjile jeshile
  • Uthull molle
  • Uje shume i ngrohte
  • Vaj esencial (sipas deshires)
  • Nje ene per ti futur kembet


Si ta bejme? 


Mbusheni nje ene me uje shume te ngrohte, aq sa nuk e prekni dot. Treteni ne uje gjysme gote kripe Epsom (ndryshe quhet sulfat magnezi dhe mund ta blini ne farmaci).

Ne nje ene tjeter te vogel perzijini 2 luge gjelle argjile jeshile, 1 luge uthull molle dhe nje luge uje. Perzijeni mire deri sa te formohet nje mase e njetrajtshme dhe aplikojeni ne kembe me ane te nje furqe. Mbajeni rreth 10 min apo me shume, deri sa te thahet e gjitha.

Nderkohe uji ku keni hedhur kripen Epsom do te ftohet mjaftueshme per ti futur kembet. Pas rreth 15 min futini kembet ne kete ene. Mund ti hidhni disa pike vaj esencial sipas deshires suaj, per te rritur efektin relaksues.
Efekti i kriper Epsom fillon pasi te jene pastruar kembet nga argjila dhe uthulla e molles. Mbajini kembet ne uje edhe per rreth 15 minuta dhe ne fund pastrojini me nje furce te forte per te hequr qelizat e vdekura. Pas pastrimit dhe tharjes se kembeve, mund ti lyeni me kremin tuaj te preferuar.
Ia vlen ta provoni. Efektet jane te mahnitshme!

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of the picture

No comments:

Post a Comment