Bees and Trees Shop

Saturday, December 6, 2014

4 receta natyrale per pastrimin e fytyres nga pikat e zeza



1) Argjile e gjelber

Ju duhet:  

  • 1 luge gjelle argjile e gjelber
  • 2 luge gjelle uje (mjaftueshem per ta formuar nje mase kremoze)

Me nje brushe per make-up shperndajeni masen e formuar ne fytyre (pasi ta keni pastruar) dhe mbajeni ate per rreth 15-20 min deri sa te thahet. Pastrojeni me nje cope pambuku dhe uje te vaket. Per te evituar tharjen e lekures pas ketij procesi lyejeni ate me kremin tuaj.

2) Spiruline

Ju duhet:
  • 1 luge gjelle spiruline
  • 1 e bardhe veze

Kjo maske eshte shume efektive edhe per ushqyerjen e lekures, duke perfituar nga vetite superushqyese qe ka spirulina. Pasi ta perzieni mire spirulinen me te bardhen e vezes, shperndajeni ate ne fytyre me nje brushe per make-up. Mbajeni per rreth 15-20 min deri sa te thahet dhe pastrojeni me nje cope pambuku dhe uje te vaket. Pas pastrimit vazhdoni me kremin qe perdorni zakonisht.

3) Tonik limoni

Duke e ditur qe pikat e zeza shkaktohen nga poret e hapura te lekures te cilat reagojne me oksigjenin, nje menyre e mire per ti evituar ato eshte qe ti zvogelojme keto pore. Limoni ka veti astringjente dhe na ndihmon ne kete drejtim. Por, mos harroni qe limoni e rrit ndjeshmerine e lekures ndaj diellit, prandaj duhet te perdorni me shume mbrojtes dielli pas ketij toniku.

Ju duhet:
  • lengu i 1 limoni

Konservojeni lengun e nje limoni ne nje shishe te vogel. Hidheni pak leng ne nje cope pambuku, lyejeni pjesen e fytyres ku keni pika te zeza para se te shtriheni te flini. Ne mengjes pastrojeni ate me uje te vaket. Veproni keshtu 2-3 here ne jave. Pjesen tjeter te lengut mund ta mbani ne frigorifer deri ne nje jave.

4) Sode buke
Ju duhet:
  • 1 luge e vogel sode buke
  • uje

Perziejeni soden e bukes me pak uje, mjaftueshem sa te formohet nje mase qe mund te shperndahet ne fytyre. Masazhojeni ate ne te gjithe fytyren, por duke u perqendruar me shume te zona me pika te zeza. Pastrojeni me uje te vaket dhe mos harroni ta lyeni fytyren me kremin tuaj.
Kjo maske heq qelizat e vdekura nga fytyra dhe cdo papasterti tjeter qe bllokon poret duke e lejuar ate te marr fryme me lirshem!

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

No comments:

Post a Comment