Ushqimi qe konsumoni cdo dite ka nje ndikim te madh ne menyren se si ndiheni dhe si dukeni. Eshte e rendesishme ti kushtohet kujdes dietes per te permiresuar si funksionimin e brendshem ashtu edhe dukjen e jashtme te trupit tuaj.
Cfare te evitoni?
- Produktet e pergatitura nga mielli dhe sheqeri i rafinuar.
Keto ushqime jane te procesuara dhe perbejne pak vlera ushqimore (kjo kategori perfshin buken e bardhe, embelsirat, biskotat e pergatitura me miell dhe sheqer te rafinuar.)
-Ushqimet e paketuara dhe Fast Food.
Keto ushqime jane te tejmbushura me sheqer, kripe, konservues, dhe fatkeqesisht jane dieta kryesore e shume njerezve.
-Dietat e bazuara ne konsumim te larte te mishit.
Nuk do te thote qe te behemi te gjithe vegjetariane, sikur kjo eshte nje zgjedhje personale, por mundohuni te konsumoni sasi me te vogla te mishit, mundesisht organik.
-Pijet me kafeine.
Kafeina eshte substance ndaj te ciles organizmi krijon varesi. Nje nga efektet qe i ben organizmit tone eshte dehidrimi i tij.
-Cigarja.
Thene shkurt: rrudhat ne moshe te hershme, era e gojes dhe kolltja nuk jane aspak terheqese.
-Alkooli.
E dijme qe nuk ka efekte pozitive per lekuren apo trupin ne pergjithesi (pervec veres se kuqe qe ka vlera pozitive ne sasi te limituara), por nese e keni te pamundur ta evitoni komplet, te pakten konsumojeni vetem ne raste shume te vecanta.
Cfare te konsumojme me shume?
-Pini me shume uje.
Ka shume debate ne lidhje me sasine e ujit qe duhet te konsumohet gjate dites dhe sa shpesh, por te pini nga nje gote uje here pas here ne menyre te rregullt (mesatarisht tete gota uje te shperndara gjate dites), eshte nje menyre e mire per ta mbajtur trupin te hidratuar.
-Konsumoni sa me shume fruta dhe perime te fresketa.
Ta llastoni veten me nje apo dy lengje frutash ne dite dhe me sallate te fresket ju ndihmon edhe ne pastrimin e organizmit nga toksinat duke e bere dieten tuaj me te pasur me antioksidante.
-Shtoni me shume yndyrna “te mira” ne dieten tuaj.
Perdorni vajera te nxjerre me presion te ftohte (nuk humbin vlerat e tyre) te cilet jane te pasur me acide yndyrore te pangopura. Gjithashtu edhe arrat dhe farat ne pergjithesi jane te pasur me yndyrna te shendetshme per trupin.
-Pergatisni ushqimin tuaj nga zeroja.
Mungesa e kohes apo e te hollave mund te jete nje arsyetim pse njerezit zgjedhin te hane ushqime te gatshme. Por, duke filluar me hapa te vegjel ju mund ta ndryshoni diteten tuaj dhe ta ktheni ate ne nje shprehi te perditshme. Filloni duke blere ushqime organike, fruta dhe perime dhe duke kursyer ne ushqimet e paketuara dhe te gatshme. Me hapa te vegjel ju mund te permiresoni kualitetin e jetes suaj duke u ndjere me te fuqishem, me pozitiv dhe pa harruar, duke e reflektuar gjithe shendetin ne lekuren tuaj te bukur.
Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*Photo credids: Ermira Basha
The best casino for beginners in the market
ReplyDeleteIf 수원 출장샵 you have a dream game or something specific that you 제주도 출장마사지 would like to add to 진주 출장마사지 your portfolio, casino online games are available. However, Oct 11, 2021 김천 출장안마 · Uploaded by jonny_ 동두천 출장안마