Monday, December 1, 2014
Paste dhembesh antibakteriale e bere ne shtepi
Te zgjedhesh nje paste dhembesh nuk eshte gje e lehte. Shumica nga ne kerkojme paste qe mbron dhembet tone, ka veti antibakteriale dhe zbardhuese. Por, harrojme se shumica nga keto jane thjeshte reklama dhe ajo qe ka me shume rendesi eshte perberja. Duke qene se organizmi yne eshte direkt i ekspozuar ndaj perberesve te pastes eshte shume e rendesishme qe ajo te jete sa me bimore. Nese do ta merrni mundimin ta lexoni perberjen e pastes suaj tani, do ta kuptoni sa shume kimikate te demshme i kaloni ne organizem cdo dite. Ja po ua permendim ne disa:
1. Fluori - i cili ne rast te kalimit te dozes se rekomanduar eshte toksik deri dhe vdekjeprures. Te rriturit cdo dite e ekskretojne rreth 50% - 60% te sasise se marre gjate dites dhe pjesa tjeter depozitohet ne trup. Mos te harrojme se ne marrim fluor edhe ne shume menyra te tjera (ushqimet e konservuara, birra, vera, duhani etj.), dhe kjo eshte nje nga arsyet se pse ne treg kane dalur edhe pasta pa fluor.
2. Glicerina - e cila e mbeshtjell smaltin dhe ne kete menyre pengon perthithjen e mineraleve te rendesishme sic eshte kalciumi.
3. Formaldehidi - i cili i vret bakteriet, por ne sasi te larta eshte shume i demshem per melqine dhe veshkat.
4. Detergjente - roli i te cileve eshte te bejne shkume, por shkaktojne deme ne traktin digjestiv. E kush do te donte te gelltiste detergjent?
Prandaj, po ua tregojme nje recete bimore qe mund ta beni edhe vet ne shtepi, dhe per me teper te keni te tre efektet bashke - antibakterial, mbrojtes i dhembeve dhe zbardhues. Nese vendosni ta zevendesoni pasten tuaj me receten qe po ua sjelle me poshte, do te jeni shume falenderues, eshte e sigurte!
Cfare ju duhet:
1. 5 luge gjelle sode buke
2. 4 luge gjelle vaj kokosi
3. 5 pika Tea Tree Oil
4. 1 luge caji sherbel pluhur
1. Soda e bukes ka veti anti acidike duke i mbrojtuar dhembet tuaj nga invazioni acidik, por gjithashtu ka edhe veti antibakteriale dhe parandalon formimin e pllakes.
2. Tea Tree Oil ka veti antibakteriale dhe antiseptike dhe ju mbron nga formimi i pllakes dhe inflamacioni i misherave te dhembeve. Tea Tree Oil ka gjithashtu efekt te fuqishem si zbardhues i dhembeve.
3. Vaji i kokosit ka efekt mbrojtes te misherave te dhembeve dhe zbardhues, gjithashtu. Kjo per arsye se vaji i kokosit ka veti thithese te metaleve te renda nga trupi.
3. Sherbela si abraziv i lehte dhe antibiotik heq njollat nga dhembet dhe lufton bakteriet.
Pergatitja:
Perziejini te gjithe perberesit bashke deri sa te keni konsistencen e deshiruar. Konservojeni ne nje kuti me kapak, sepse soda e bukes absorbon aroma. Mund ta hidhni edhe ne nje tub te zbrazet per paste, nese deshironi.
Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment