Bees and Trees Shop

Tuesday, December 30, 2014

Oil pulling - zakoni qe mund te transformoje shendetin tuaj


 I thjeshte, i lehte dhe i paster - oil pulling eshte nje nga menyrat me efikase natyrale per te detoksifikuar trupin.




Cfare eshte oil pulling? 


Ky ritual antik qe daton qe para 3000 vjetesh, eshte pastrimi i gojes me nje luge vaj ektra virgjin i perfituar me presion te ftohte (vaj kokosi perdoret me shume, por edhe vaji i ullirit apo susamit eshte ne rregull). Per rreth 20 minuta per gar-gar, ose minimumi 5 minuta, duke e kaluar edhe ne mes dhembesh. Gjate kesaj procedure nuk guxoni ta gelltitni vajin, pasi qe me te do merrni edhe te gjitha toksinat nga te cilat po provoni ta lironi trupin. Pasi te keni mbaruar, eshte e nevojshme edhe nje larje dhembesh me paste dhembesh natyrale, PA fluor ne perberje, dhe jeni gati. Eshte kaq e thjeshte! 

Pse ta bejme kete?


Duke qene se goja eshte shtepia e miliona bakterieve, kerpudhave, viruseve dhe toksinave te tjera, vaji vepron si pastrues i ketyre papastertive, duke mos lejuar qe ato te depertojne me thelle ne trupin tone dhe te na demtojne. 
 Ky proces i ndihmon sistemit imunitar, ul stresin, zvogelon inflamacionin e brendshem dhe forcon mireqenjen e shendetit tone. Mund ta beni ne mengjes, derisa beheni gati per pune apo shkolle, pa ju humbur kohe. Ka kaq shume perfitime te shendetit oil pulling, sa jane shkruar libra te tere per ti shpjeguar. Por, ne po ju paraqesim 7 perfitimet kryesore qe ndikojne ne permiresimin e shendetit. 


1. Zbardh dhembet

 Nuk keni nevoje te perdorni zbardhues artificial te stermbushur me kimikate te demshme kur oil pulling vepron aq mire ne kete drejtim. Vaji posedon veti antibiotike dhe antivirale te cilat veprojne edhe ne zbardhimin e dhembeve. Menjehere pas dy javesh pasi ta keni provuar oil pulling (cdo mengjes) do ta dalloni bardhesine e dhembeve tuaj. Ose, me lehte akoma, vetem shikoni buzeqeshjen e Gwuneth Paltrow, ajo i qendron besnike kesaj procedure cdo mengjes.

2. Rrit energjine

 Kur sistemi jone imuntiar vepron per ta pastruar trupin nga toksinat, shpenzon mjaft energji. Duke i pastruar ne vet keto toksina sapo re zgjohemi ne mengjes, zvogelojme punen qe duhet ta bente trupi jone per kete proces, duke na lene ne mjaft energji per tu ndjere akoma me mire.

3. Detoksifikon trupin

 Bakteriet ne trupin tone jane si helm qe shkakton inflamacion dhe mund te coj deri te paraqitja e semundjeve te ndryshme. Goja eshte porta e kontaminacioneve te tilla. PRandaj, pastrimi i toksinave tek "porta" duke mos i lene te shperndahen ne brendesi, i sjell trupit nje detoks komplet. Sa e thjeshte! 

4. Balancon ne ndryshimet hormonale

  Kur nuk kane substanca te huaja me te cilat duhet te luftojne, hormonet funksionojne ne menyren me te mire, ashtu sic duhet, duke parandaluar crregullime te ndryshme.  

5. Ul dhembjet e kokes 

 Kur trupi eshte nen stres toksik mund te kemi dhembje koke dhe migrene. Duke eliminuar bakteriet nga trupi nepermjet oil pulling mund te parandalojme edhe dhembjet e kokes. 

6. Mban lekuren e paster

 Duke pastruar trupin nga toksinat te cilat qarkullojne edhe ne gjak, pastrojme edhe lekuren tone. Skuqjet e lekures dhe probleme te tjera zvogelohen ne menyre dramatike, ose edhe eliminohen komplet me kete procedure. Mos e beso po deshe! 

7. Ndihmon ne higjienen orale 

 Oil pulling eshte shume efektiv ne zvogelimin e kavitetit te dhembeve dhe ne heqjen e aromes se keqe ne goje. Duke eliminuar bakterien Streptococcus dhe mikroorganizma te tjere, oil pulling rezulton shume efektiv ne higjienen orale. Gjithashtu ndihmon ne gjingjivat e shkaktuara nga formimi i pllakes ne dhembe. 



Kur te filloni me oil pulling, do te vereni ndryshime pozitive qe nga fillimi, ose pas disa ditesh. E gjitha varet nga gjendja momentale e shendetit tuaj. Ne cilendo menyre, mbajeni kete zakon dhe mos u dorezoni asnjehere. Trupi juaj do te jete falenderues per jete!


-Te drejtat e materialit: Bees and Trees 
-I do not own the rights of this picture

Monday, December 29, 2014

Maske hidratuese per lekure te thate gjate dimrit






  Mos lejoni qe lekura juaj te thahet dhe te humb shkelqimin e saj ne dimer. Provojeni kete maske, nje recete e Bees and Trees, qe e hidraton dhe rigjalleron lekuren tuaj. Rezultatet jane te dukshme menjehere pas pastrimit. 

  Cfare ju duhet:  
  •   2 luge jogurt,
  •  1 luge vaj argani,
  •  5 pika vaj esencial livandoje. 

Perziejini mire keta tre perberes. Lyejeni fytyren me kete perzierje dhe masazhojeni njekohesisht, per rreth 5 minuta per te rritur perthithjen dhe per te stimuluar carkullimin e gjakut ne fytyre. Pastaj, mbajeni masken per rreth 20 minuta. Pas rreth 20 minutash pastrojeni fytyren me uje te vaket dhe thajeni me peshqir te paster. Do ta dalloni menjehere butesine e lekures dhe hidratimin e saj. Nje bonus tjeter nese e beni masken ne darke eshte se do beni nje gjume te qete, fale efektit qetesues te livandos. 

*Te mos behet nga grate shtatezena. Livandoja nuk preferohet gjate shtatezanise. 
-Te drejtat e materialit: Bees and Trees 
-I do not own the rights of this picture

Wednesday, December 24, 2014

Mendoni se keni mungese hekuri ne gjak? Ja 12 simptomat dhe rreziqet qe ju cojne ne anemi



 Kur behet fjale per mungesen e elementeve ushqyes ne organizem, hekuri e ze vendin e pare si elementi qe merret me pak nga njerezit (ose merret ne menyren e gabuar). Hekuri eshte nje element shume i rendesishem per prodhimin e hemoglobines ne gjak. Hemoglobina eshte nje proteine qe e transporton oksigjenin ne trupin tone, qe do te thote se hekuri ka nje rol mjaft te rendesishem.   Mungesa e hekurit eshte me e zakonshme tek femrat. Kjo mungese mund te coj deri tek shfaqja e anemise.
 Me poshte mund ti gjeni simptomat me te zakonshme qe shfaqen ne rast te mungeses se hekurit. Nese i keni shumicen nga keto simptoma, konsultohuni me mjekun tuaj dhe kerkoni te beni nje test ferritine, i cili mat sasine e hekurit ne gjak.

1. Ndjeheni gjithmone i lodhur dhe pa energji

2. Keni dhimbje te medha gjate mestruacioneve (tek femrat)

3. Jeni i zbehur

4. Mbusheni fryme shume shpejte

5. Keni rrahje te forta te zemres, ose kapercime ne rrahje


6. Ju dridhen kembet

7. Keni dhembje te shpeshta te kokes

8. Ndjeheni te stresuar pa arsye

9. Ju bien floket me shume se zakonisht

10. Jeni vegjetarian ose vegan


11. Keni hipotiroidizem (ju punon me pak se c'duhet gjendra tiroide)

12. Jeni shtatzene


 Hekuri nuk merret ne sasine e njejte nga te gjitha moshat. Femrat ne moshen 19 deri 50 vjec kane nevoje te marrin 18 mg hekur ne dite. Sidoqofte, nese jeni shtatzene duhet te merrni ne sasi me te larte, rreth 27 mg ne dite. Femrat pas moshes 50 vjec dhe ne menopauze kane nevoje vetem vetem per 8 mg ne dite.
 Ushqimet qe kane me shume hekur jane: spinaqi, mishi i viqit dhe pules, arrat etj.

 Por, te marresh me shume hekur nuk eshte gjithmone mire. Sic eshte e rrezikshme mungesa e hekurit, eshte e rrezikshme edhe sasia me e larte se c'duhet e hekurit. Ne kete rast, hekuri rrit rrezikun e shfaqjes se diabetit, demtimit te organeve, atakut te zemres apo edhe shfaqjen e kancerit.


Burim informacioi: HEALTH
*I do not own the rights of the picture

Monday, December 22, 2014

Si ti detoksifikojme kembet ne kushte shtepiake?



 Kembet jane pjesa e trupit qe pesojne demtimin me te larte mekanik. Prandaj, relaksimi i kembeve me nje masazh apo uje te ngrohte na relakson te gjithe trupin, jo vetem kembet.
 Ky kombinim qe po ua sjellim pak me poshte vepron si edhe si detoksifikues edhe si relaksues i kembeve. Cdo perberes ka nje veti te caktuar. Eshte shume e thjeshte per tu pergaditur, dhe me e bukura eshte qe efektet jane menjehere te dukshme.

 Argjila jeshile: ka efekt detoksifikues duke i perthithur toksinat, metalet e renda, kimikatet dhe papastertite jashte trupit tone.

 Kripa Epsom: ka efekt relaksues tek muskujt dhe eshte nje antifungjin i fuqishem.


Cfare ju duhet:



  • Kripe Epsom (sulfat magnezi)
  • Argjile jeshile
  • Uthull molle
  • Uje shume i ngrohte
  • Vaj esencial (sipas deshires)
  • Nje ene per ti futur kembet


Si ta bejme? 


Mbusheni nje ene me uje shume te ngrohte, aq sa nuk e prekni dot. Treteni ne uje gjysme gote kripe Epsom (ndryshe quhet sulfat magnezi dhe mund ta blini ne farmaci).

Ne nje ene tjeter te vogel perzijini 2 luge gjelle argjile jeshile, 1 luge uthull molle dhe nje luge uje. Perzijeni mire deri sa te formohet nje mase e njetrajtshme dhe aplikojeni ne kembe me ane te nje furqe. Mbajeni rreth 10 min apo me shume, deri sa te thahet e gjitha.

Nderkohe uji ku keni hedhur kripen Epsom do te ftohet mjaftueshme per ti futur kembet. Pas rreth 15 min futini kembet ne kete ene. Mund ti hidhni disa pike vaj esencial sipas deshires suaj, per te rritur efektin relaksues.
Efekti i kriper Epsom fillon pasi te jene pastruar kembet nga argjila dhe uthulla e molles. Mbajini kembet ne uje edhe per rreth 15 minuta dhe ne fund pastrojini me nje furce te forte per te hequr qelizat e vdekura. Pas pastrimit dhe tharjes se kembeve, mund ti lyeni me kremin tuaj te preferuar.
Ia vlen ta provoni. Efektet jane te mahnitshme!

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of the picture

Friday, December 12, 2014

VAJI I AVOKADOS - Vlerat ushqyese, perdorimi estetik dhe receta


 Vaji i avokados eshte perdorur per qindra vjet si trajtues estetik ne Meksike dhe Arizone. Eshte vaj i pasur me klorofil (nuk humbet gjate perpunimit). Ai gjithashtu permban vitamine A dhe D, te cilat i japin shkelqim lekures, duke mos harruar edhe acidin linoleik, qe i forcon muret e qelizave dhe e ben lekuren me rezistente. 
 Nese e kombinoni vajin e avokados me vajra me te lehte (me pak viskoz) ne raport 1:3, mund te ju ndihmoj ne menyre te mahnitshme per zbutjen e lekures se thate. Eshte vertetuar se ngadaleson procesin e plakjes se lekures dhe ka veprim mbrojtes mesatare ndaj rrezeve te diellit ( SPF 4-15, varion nga cilesia e vajit).

Perberesit kryesore te vajit te avokados:

- Proteina dhe yndyrna: permban sasi te larte te proteinave dhe yndyrnave te pangopura, te cilat kane nje veprim te rendesishem per lekuren. Permban omega-3, qe e ben jo vetem nje vaj per perdorim kozmetik, por edhe nje perberes te shendetshem ne ushqimin tone! 
- Steroline: Studimet kane treguar qe substanca e quajtur steroline e lehteson zbutjen e lekures dhe i zvogelon shenjat e plakjes se lukures. Vaji i avokados permban nje sasi te larte te sterolines.
-Antioksidante: Eshte i pasur me antioksidante, gje qe e ben te perdorshem edhe per te mjekuar lekuren e djegur nga dielli. Permban antioksidante si vitamine A, D dhe E te cilet jane te rendesishem per lekure te thate dhe te plakur. 
-Lecitine dhe Kalium: Jane perberes te domosdoshem per lekure dhe floke te shendetshme. 

Disa nga dobite qe na sjell perdorimi i jashtem i vajit te avokados:

-Zbutes i lekures: Me perdorim topik vaji i avokados ndihmon ne zbutjen dhe hidratimin e lekures se thate. 
-Stimulon prodhimin e kolagjenit: Kjo gje ndihmon per mbajtjen e nje lekure sa me elastike e te shendetshme duke zvogeluar edhe shenjat e plakjes.
-Trajton shume semundje te lekures: Ketu perfshihen edhe prosiaza dhe ekzema.
-Kunder skalpit te kokes: Nese perdoret si masazhues ne lekuren e kokes, ndihmon ne lehtesimin e simptomave te skalpit dhe stimulon rritjen e flokut.
-Te tjera: Vaji i avokados ndihmon ne rigjenerimin e lekures se demtuar si shkak i plageve apo djegies se diellit. 

Disa receta te shpejta:
1. Per te trajtuar thonjte e demtuar apo te care, mbajini per 10 minuta majat e gishtave ne 20ml (4 luge gjelle) vaj avokadoje dhe pastaj masazhojini per te stimuluar perthithjen e vajit nga lekura. Veproni keshtu nje here ne dite deri sa te keni rezultatet e deshiruara.

2. Per ta trajtuar lekuren e djegur nga dielli: Ne 15ml vaj avokadoje hidhini 6 pika vaj esencial te livandos, 2 pika vaj esencial te kamomilit gjerman dhe 2 pika vaj esencial bar pezmi. Me kete perzierje masazhoni zonen e demtuar te lekures. 

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of the picture

Thursday, December 11, 2014

Vetite e vajit esencial Myrrh - Commiphora Myrrh


 Myrrh eshte nje prej perberesve te kremit ~c
rème de la crème~ nga Bees and Trees Bio-Cosmetics.  Cfare lloj dobish na sjell ky vaj? 

Perdorimet e ketij vaji datojne qe ne lashtesi, kur greket e vjeter e perdornin si antiseptik, kunder pickimit te insekteve apo kunder djegies se diellit. Eshte konsideruar si produkt luksoz dhe eshte dhuruar perkrah arit per te treguar pasurine ne kohet antike.
Perdorimi i tij eshte zgjeruar shume ne kohet moderne. Eshte nje antioksidant i fuqishem dhe nga mjeksia moderne po konsiderohet per trajtimin e kancerit, pasi ka shfaqur permiresime ne eksperimentet e bera ne kete drejtim.
Po per lekuren? Vaji esencial Myrrh perdoret per te mbajtur nje lekure te shendetshme, te parandaloje plakjen e saj dhe ta zbus lekuren e care. Ka veti antimikotike, antivirale, antiseptike dhe mbi te gjitha eshte astringjent i fuqishem, qe do te thote se e tonifikon lekuren duke i zbutur rrudhat. Gjithashtu rrit qarkullimin e gjakut dhe i jap lekures gjalleri.


Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

Sunday, December 7, 2014

Si ndikon dieta ne lekuren tone?


 Ushqimi qe konsumoni cdo dite ka nje ndikim te madh ne menyren se si ndiheni dhe si dukeni. Eshte e rendesishme ti kushtohet kujdes dietes per te permiresuar si funksionimin e brendshem ashtu edhe dukjen e jashtme te trupit tuaj. 

Cfare te evitoni?

- Produktet e pergatitura nga mielli dhe sheqeri i rafinuar.
Keto ushqime jane te procesuara dhe perbejne pak vlera ushqimore (kjo kategori perfshin buken e bardhe, embelsirat, biskotat e pergatitura me miell dhe sheqer te rafinuar.)
-Ushqimet e paketuara dhe Fast Food.
Keto ushqime jane te tejmbushura me sheqer, kripe, konservues, dhe fatkeqesisht jane dieta kryesore e shume njerezve.
-Dietat e bazuara ne konsumim te larte te mishit.
Nuk do te thote qe te behemi te gjithe vegjetariane, sikur kjo eshte nje zgjedhje personale, por mundohuni te konsumoni sasi me te vogla te mishit, mundesisht organik.
-Pijet me kafeine.
Kafeina eshte substance ndaj te ciles organizmi krijon varesi. Nje nga efektet qe i ben organizmit tone eshte dehidrimi i tij.
-Cigarja.
Thene shkurt: rrudhat ne moshe te hershme, era e gojes dhe kolltja nuk jane aspak terheqese.
-Alkooli.
E dijme qe nuk ka efekte pozitive per lekuren apo trupin ne pergjithesi (pervec veres se kuqe qe ka vlera pozitive ne sasi te limituara), por nese e keni te pamundur ta evitoni komplet, te pakten konsumojeni vetem ne raste shume te vecanta.

Cfare te konsumojme me shume?

-Pini me shume uje.
Ka shume debate ne lidhje me sasine e ujit qe duhet te konsumohet gjate dites dhe sa shpesh, por te pini nga nje gote uje here pas here ne menyre te rregullt (mesatarisht tete gota uje te shperndara gjate dites), eshte nje menyre e mire per ta mbajtur trupin te hidratuar.
-Konsumoni sa me shume fruta dhe perime te fresketa.
Ta llastoni veten me nje apo dy lengje frutash ne dite dhe me sallate te fresket ju ndihmon edhe ne pastrimin e organizmit nga toksinat duke e bere dieten tuaj me te pasur me antioksidante.
-Shtoni me shume yndyrna “te mira” ne dieten tuaj.
Perdorni vajera te nxjerre me presion te ftohte (nuk humbin vlerat e tyre) te cilet jane te pasur me acide yndyrore te pangopura. Gjithashtu edhe arrat dhe farat ne pergjithesi jane te pasur me yndyrna te shendetshme per trupin.
-Pergatisni ushqimin tuaj nga zeroja.
Mungesa e kohes apo e te hollave mund te jete nje arsyetim pse njerezit zgjedhin te hane ushqime te gatshme. Por, duke filluar me hapa te vegjel ju mund ta ndryshoni diteten tuaj dhe ta ktheni ate ne nje shprehi te perditshme. Filloni duke blere ushqime organike, fruta dhe perime dhe duke kursyer ne ushqimet e paketuara dhe te gatshme. Me hapa te vegjel ju mund te permiresoni kualitetin e jetes suaj duke u ndjere me te fuqishem, me pozitiv dhe pa harruar, duke e reflektuar gjithe shendetin ne lekuren tuaj te bukur.

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*Photo credids: Ermira Basha

Si e mbanin gjyshet tona lekuren e re? Ja nje nga sekretet klasike te mposhtjes se moshes


 Per dy jave me rradhe fillojeni diten me lengun e bere nga dy karrota dhe nje limon (ne stomak te zbrazet) dhe pastaj vazhdojeni mengjesin me fruta te thata, arra, lajthi apo bajame. Ne dreke mundohuni te konsumoni sa me pak sheqerna te rafinuar dhe yndyrna. Kjo diete do t'ju shtoje vitalitetin dhe do t'ju detoksifikoje trupin. Faleminderit? Mund ta beni edhe me vone. Provojeni nje here 

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

Saturday, December 6, 2014

4 receta natyrale per pastrimin e fytyres nga pikat e zeza



1) Argjile e gjelber

Ju duhet:  

  • 1 luge gjelle argjile e gjelber
  • 2 luge gjelle uje (mjaftueshem per ta formuar nje mase kremoze)

Me nje brushe per make-up shperndajeni masen e formuar ne fytyre (pasi ta keni pastruar) dhe mbajeni ate per rreth 15-20 min deri sa te thahet. Pastrojeni me nje cope pambuku dhe uje te vaket. Per te evituar tharjen e lekures pas ketij procesi lyejeni ate me kremin tuaj.

2) Spiruline

Ju duhet:
  • 1 luge gjelle spiruline
  • 1 e bardhe veze

Kjo maske eshte shume efektive edhe per ushqyerjen e lekures, duke perfituar nga vetite superushqyese qe ka spirulina. Pasi ta perzieni mire spirulinen me te bardhen e vezes, shperndajeni ate ne fytyre me nje brushe per make-up. Mbajeni per rreth 15-20 min deri sa te thahet dhe pastrojeni me nje cope pambuku dhe uje te vaket. Pas pastrimit vazhdoni me kremin qe perdorni zakonisht.

3) Tonik limoni

Duke e ditur qe pikat e zeza shkaktohen nga poret e hapura te lekures te cilat reagojne me oksigjenin, nje menyre e mire per ti evituar ato eshte qe ti zvogelojme keto pore. Limoni ka veti astringjente dhe na ndihmon ne kete drejtim. Por, mos harroni qe limoni e rrit ndjeshmerine e lekures ndaj diellit, prandaj duhet te perdorni me shume mbrojtes dielli pas ketij toniku.

Ju duhet:
  • lengu i 1 limoni

Konservojeni lengun e nje limoni ne nje shishe te vogel. Hidheni pak leng ne nje cope pambuku, lyejeni pjesen e fytyres ku keni pika te zeza para se te shtriheni te flini. Ne mengjes pastrojeni ate me uje te vaket. Veproni keshtu 2-3 here ne jave. Pjesen tjeter te lengut mund ta mbani ne frigorifer deri ne nje jave.

4) Sode buke
Ju duhet:
  • 1 luge e vogel sode buke
  • uje

Perziejeni soden e bukes me pak uje, mjaftueshem sa te formohet nje mase qe mund te shperndahet ne fytyre. Masazhojeni ate ne te gjithe fytyren, por duke u perqendruar me shume te zona me pika te zeza. Pastrojeni me uje te vaket dhe mos harroni ta lyeni fytyren me kremin tuaj.
Kjo maske heq qelizat e vdekura nga fytyra dhe cdo papasterti tjeter qe bllokon poret duke e lejuar ate te marr fryme me lirshem!

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

Friday, December 5, 2014

Detoksifikimi i sqetullave nga kimikatet e deodoranteve



 Postimi i sotem mund te ju duket i cuditshem ose i padegjuar, por nje gje eshte e sigurte: eshte shume i rendesishem.
 Shumica tashme jemi te vetedijshem per efektet anesore qe na shkaktojne deodorantet dhe anti-perspirantet qe i perdorim cdo dite. Ata jane te mbushur me kimikate te cilat e bllokojne djersitjen, por na demtojne shume nga ana tjeter. Shume afer sqetulles gjendet nje nga nyjet limfatike te trupit tone (mund ta keni prekur me dore nje gunge afer sqetulles) qe luan nje rol shume te rendesishem per sistemin imunitar. Aplikimi i shpeshte (i perditshem ne shume raste) i deodoranteve me shume kimikate rrezikon ne depertimin e tyre pertej lekures dhe pengimin e funksionimit normal te sistemit imunitar. Disa nga keto kimikate jane gjetur edhe si shkaktare ne shume raste te kancerit te gjirit.

 Ja disa nga perberesit e deodoranteve dhe cfare shkaktojne ato:
  • Alumin - disa studime tregojne lidhjen e aluminit me kancer dhe me semundjen Alzheimer.
  • Ftalate - gjithashtu ndodhen edhe ne plastike dhe shkaktojne cekuiliber te hormoneve duke rrezikuar edhe infertilitetin.
  • Propilen glikol - i lidhur me problemet imunotoksikologjike dhe alergjike.
  • Formaldehid - nje kancerogjen i famshem... qe ne deodorant perdoret si antibakterial. Me sa duket i vret bakteriet, por nuk ben dot diferencen ne mes njerezve apo bakterieve.
  • Paraben - Nje crregullues tjeter hormonal qe eshte lidhur edhe me kancerin e gjirit.
  • Substanca te tjera antibakteriale 


Rendesia e detoksifikimit te sqetullave: 
Pervec se ky lloj detoksifikimi pastron sqetullat nga kimikatet qe mund te jene akumuluar aty nga perdorimi i gjate i deodoranteve, gjithashtu ndihmon edhe ne zvogelimin e djersitjes. Shume njerez qe e kane bere kete lloj detoksifikimi shprehen se tashme ata djersijne me pak dhe e kane pasur shume me te lehte te kalojne ne perdorimin e deodoranteve bimore. Pas ketij detoksi, deodorantet me perberje bimore do te kene me shume efekt.


Si ta bejme? 

Eshte kaq e thjeshte. Na duhen vetem keto tre gjera:

  • 1 luge argjile jeshile
  • 1 luge uthull molle
  • 1 luge uje

Perziejini keta tre perberes me nje luge porcelani ose materiali tjeter, por jo luge metalike. Kur te formohet nje mase e njetrajtshme, lyejini sqetullat me ane te nje furqe dhe mbajini per 5-20 min. Me se miri do te veproje nese e mbani per rreth 20 minuta, por nese dalloni skuqje te lekures ose djegie, pastrojeni me shpejte. Kjo do te thote se maska po vepron. Bejeni kete maske cdo dite, per rreth nje jave ose me shume dhe do ta dalloni se djersisni me pak dhe pa arome. Pas ketij detoksi ju do te shpetoni nga kimikatet dhe mund te perdorni si anti-perspirante vetem vaj kokosi. Vaji i kokosit eshte i famshem per eliminimin e aromes se djerses.

*E rendesishme: Nese edhe pas ketij detoksifikimi ju djersisni perseri shume, atehere sigurohuni te pini shume uje gjate dites per te nxjerre jashte toksinat, te evitoni dehidrimin dhe provoni metoda te shendetshme te permiresimit te qarkullimit limfatik.




Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

Dobite e ujit detoksifikues dhe 5 receta te lehta


 Pastroni trupin tuaj nga toksinat duke pire uje detoksifikues. Eshte nje menyre shume e lehte per te permiresuar shendetin tuaj te brendshem dhe pamjen e jashtme. Uji detoksifikues duke e pastruar trupin nga toksinat ben qe lekura juaj te jete me e paster dhe parandalon formimin e rrudhave (nje shkaktare shume i madh i rrudhave jane radikalet e lira ne trup - toksina, te cilat formohen nga ushqimet jo adekuate qe ne hame). Ky uje gjithashtu ndihmon per renie ne peshe.
  Pergatisni ujin tuaj te preferuar nje nate para dhe mbajeni ate ne frigorifer gjate gjithe nates. Te nesermen shijojeni gjate dites duke e pire ne vend te ujit.
 Me poshte po u sjellim disa receta te ndryshme, qe te keni mundesi te pergatisni cdo dite nga nje uje detoksifikues te ndryshem. Ju gjithashtu mund ta krijoni nje recete me shijet tuaja te preferuara duke bere kombinime te ndryshme. Shijojeni! 

#1 Uje, Limon, Leng Aloe Vera
#2 Uje, Limon, Kastravec, Gjethe Mente
#3 Uje, Luleshtrydhe, Kanelle, Limon
#4 Uje, Mjeder (Malina), Limon
#5 Uje, Boronice, Manaferra, Limon


Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

Wednesday, December 3, 2014

25 Perdorime te Tea Tree Oil



Tea Tree Oil eshte nje vaj esencial qe vjen nga bima australiane Melaleuca alterniforna (nuk gjendet ne asnje vend tjeter te botes). Tea Tree Oil ka zakonisht ngjyre ari te hapur dhe ka arome te fresket qe i ngjan kamforas. Ndryshe quhet edhe "kabinet ilaqi brenda shishes" dhe eshte efektiv kunder bakterieve, mykut dhe viruseve. Gjithashtu e stimulon sistemin imunitar.

Para perdorimit kini vemendje dy gjera:
*Sigurohuni qe kur ta bleni te jete i mbyllur ne nje shishe gjami ngjyre te erret, ne menyre qe vaji te mos demtohet nga rrezet e diellit.
*NUK eshte per perdorim oral.

1. Ndihmon ne sherimin dhe zbutjen e djegieve te lekures nga dielli.

2. Sheron infeksionet e lekures ne menyre natyrale.

3. Lehteson kruajtjet si pasoje e skuqjes se lekures, gjithashtu edhe zvogelon skuqjet.

4. Mund te perdoret si pastrues shtepiak: Mbushni nje shishe "spray" me 1-2 luge gjelle Tea Tree Oil dhe pjesen tjeter te shishes me uje.

5. Trajton aknet.

6. Ndihmon ne parandalimin e formimit te skalpit ne koke duke shtuar disa pika ne shampoo.

7. Mban pleshtat larg kafsheve tuaja shtepiake.

8. Heq rriqrat e futura nen lekure duke shtuar disa mbi insekt.

9. Sheron mykun ne thonjte e kembeve dhe semundjen "Kemba e atletit" - infeksion mykotik i kembes.

10. Ndihmon ne heqjen e njollave te lekures.

11. Heq aromen e keqe te gojes; hidhini disa pika vaji ne nje gote me uje dhe beni garr-garr me kete perzierje.

12. Mund te perdoret per te pergaditur paste dhembesh natyrale (receta ne postimin e ardhshem).

13. Eshte vertetuar se trajton lyrthat ne menyre efektive.

14. Qeteson pickimet e insekteve.

15. Trajton psoriazen dhe semundje te tjera te lekures.

16. Trajton qéretin (ringworm).

17. Lehteson astmen ose shqetesime te tjera te frymemarrjes nese i hidhen disa pika vaji ne inhalator.

18. Vepron si antiseptik ne prerje te lehta.

19. Mban banjon tuaj te fresket.

20. Lehteson dhimbjen e veshit; hidhni nje pike vaj Tea Tree ne nje luge vaj ulliri. Pasi ta perzieni mire hidheni ne vesh dhe pastaj hiqeni duke e anuar koken ne menyre qe perzierja te dali jashte.

21. Freskon rrobat tuaja; hidhini disa pika ne lavatricen tuaj per t'ju dhene arome rrobave.

22. Freskon tapetet.

23. Mund te perdoret si pastrues ne kuzhinen tuaj.

24. Pastron mykun ne shtepi te krijuar nga lageshtia; beni nje perzierje te uthulles se molles dhe vajit Tea Tree dhe me kete pastroni vendin e prekur nga myku.

25. Mund te perdoret per te pergaditur deodorant natyral.

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

Tuesday, December 2, 2014

MEDITIMI I HAPJES SE ZEMRES - sipas Ed dhe Deb Shapiro

Keni provuar ndonje here te meditoni? Ky lloj meditimi qe po ua sjellim pak me poshte, eshte shume i lehte dhe relaksues. Quhet "Meditimi i hapjes se zemres" dhe mund te behet nga cdo kush, edhe nga fillestaret qe nuk kane provuar te meditojne me pare. Ndani 30 min nga dita juaj per tu ndjere me mire ne oret ne vazhdim  


~ Relaksojeni trupin ne pozicion te ulur dhe duke qendruar te drejte. Fokusohuni tek rrjedha natyrale e frymemarrjes suaj e cila futet dhe del nga trupi juaj. Kushtojini vemendje frymemarrjes derisa mendja juaj te qetesohet.

Tani perqendrohuni tek hapesira e zemres ne qender te gjoksit tuaj. Merrni fryme dhe lirojeni ate nga kjo hapesire. Duke e bere kete, me cdo frymemarrje ndjejeni zemren e cila ngadale hapet dhe relaksohet. Me cdo frymenxjerrje lirojeni tensionin dhe rezistencen nga zemra juaj. 

Nderkohe qe vazhdoni, qetesisht perseritini keto fjale: "Zemra ime po hapet dhe po relaksohet." Mund te perjetoni ndjenja si gezim apo pikellim. Lejojini keto ndjejna te vijne dhe te ikin, duke mos ndaluar te merrni fryme tek hapesira e zemres. 

Qendroni ne kete menyre per aq kohe sa te deshironi. Kur te jeni gati, merrni fryme thelle dhe lirojeni. Hapini syte ngadale dhe merreni me vete gjate gjithe dites paqen qe ju ka dhuruar zemra. 

Ed dhe Deb Shapiro jane autore te librave "Be The Change", "How Meditation Can Transform You" dhe "World." Ata cdo jave japin kontributin e tyre tekOprah.comHuffingtonPost.com dhe Care2.com. Ed dhe Deb shkruajne mesazhe inspiruese cdo dite. Kane edhe tre CD per meditimin dhe gjithashtu jane autore te librit best-seller "Your Body Speaks Your Mind" dhe fitues te cmimit "Visionary Book Award" ne vitin 2007.

Burim informacioni: OPRAH
Te drejtat e perkthimit: Bees and Trees

4 receta per ta pastruar fytyren nga pikat e zeza



1) Argjile e gjelber

Ju duhet:
1 luge gjelle argjile e gjelber
2 luge gjelle uje (mjaftueshem per ta formuar nje mase kremoze)

Me nje brushe per make-up shperndajeni masen e formuar ne fytyre (pasi ta keni pastruar) dhe mbajeni ate per rreth 15-20 min deri sa te thahet. Pastrojeni me nje cope pambuku dhe uje te vaket. Per te evituar tharjen e lekures pas ketij procesi lyejeni ate me kremin tuaj.

2) Spiruline

Ju duhet:
1 luge gjelle spiruline
1 e bardhe veze

Kjo maske eshte shume efektive edhe per ushqyerjen e lekures, duke perfituar nga vetite superushqyese qe ka spirulina. Pasi ta perzieni mire spirulinen me te bardhen e vezes, shperndajeni ate ne fytyre me nje brushe per make-up. Mbajeni per rreth 15-20 min deri sa te thahet dhe pastrojeni me nje cope pambuku dhe uje te vaket. Pas pastrimit vazhdoni me kremin qe perdorni zakonisht.

3) Tonik limoni

Duke e ditur qe pikat e zeza shkaktohen nga poret e hapura te lekures te cilat reagojne me oksigjenin, nje menyre e mire per ti evituar ato eshte qe ti zvogelojme keto pore. Limoni ka veti astringjente dhe na ndihmon ne kete drejtim. Por, mos harroni qe limoni e rrit ndjeshmerine e lekures ndaj diellit, prandaj duhet te perdorni me shume mbrojtes dielli pas ketij toniku.

Ju duhet:
lengu i 1 limoni

Konservojeni lengun e nje limoni ne nje shishe te vogel. Hidheni pak leng ne nje cope pambuku, lyejeni pjesen e fytyres ku keni pika te zeza para se te shtriheni te flini. Ne mengjes pastrojeni ate me uje te vaket. Veproni keshtu 2-3 here ne jave. Pjesen tjeter te lengut mund ta mbani ne frigorifer deri ne nje jave.

4) Sode buke
Ju duhet:
1 luge e vogel sode buke
uje

Perziejeni soden e bukes me pak uje, mjaftueshem sa te formohet nje mase qe mund te shperndahet ne fytyre. Masazhojeni ate ne te gjithe fytyren, por duke u perqendruar me shume te zona me pika te zeza. Pastrojeni me uje te vaket dhe mos harroni ta lyeni fytyren me kremin tuaj.
Kjo maske heq qelizat e vdekura nga fytyra dhe cdo papasterti tjeter qe bllokon poret duke e lejuar ate te marr fryme me lirshem!

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

Monday, December 1, 2014

Paste dhembesh antibakteriale e bere ne shtepi




 Te zgjedhesh nje paste dhembesh nuk eshte gje e lehte. Shumica nga ne kerkojme paste qe mbron dhembet tone, ka veti antibakteriale dhe zbardhuese. Por, harrojme se shumica nga keto jane thjeshte reklama dhe ajo qe ka me shume rendesi eshte perberja. Duke qene se organizmi yne eshte direkt i ekspozuar ndaj perberesve te pastes eshte shume e rendesishme qe ajo te jete sa me bimore. Nese do ta merrni mundimin ta lexoni perberjen e pastes suaj tani, do ta kuptoni sa shume kimikate te demshme i kaloni ne organizem cdo dite. Ja po ua permendim ne disa:
1. Fluori - i cili ne rast te kalimit te dozes se rekomanduar eshte toksik deri dhe vdekjeprures. Te rriturit cdo dite e ekskretojne rreth 50% - 60% te sasise se marre gjate dites dhe pjesa tjeter depozitohet ne trup. Mos te harrojme se ne marrim fluor edhe ne shume menyra te tjera (ushqimet e konservuara, birra, vera, duhani etj.), dhe kjo eshte nje nga arsyet se pse ne treg kane dalur edhe pasta pa fluor.
2. Glicerina - e cila e mbeshtjell smaltin dhe ne kete menyre pengon perthithjen e mineraleve te rendesishme sic eshte kalciumi.
3. Formaldehidi - i cili i vret bakteriet, por ne sasi te larta eshte shume i demshem per melqine dhe veshkat.
4. Detergjente - roli i te cileve eshte te bejne shkume, por shkaktojne deme ne traktin digjestiv. E kush do te donte te gelltiste detergjent?

Prandaj, po ua tregojme nje recete bimore qe mund ta beni edhe vet ne shtepi, dhe per me teper te keni te tre efektet bashke - antibakterial, mbrojtes i dhembeve dhe zbardhues. Nese vendosni ta zevendesoni pasten tuaj me receten qe po ua sjelle me poshte, do te jeni shume falenderues, eshte e sigurte!

Cfare ju duhet:

1. 5 luge gjelle sode buke
2. 4 luge gjelle vaj kokosi
3. 5 pika Tea Tree Oil
4. 1 luge caji sherbel pluhur

1. Soda e bukes ka veti anti acidike duke i mbrojtuar dhembet tuaj nga invazioni acidik, por gjithashtu ka edhe veti antibakteriale dhe parandalon formimin e pllakes.
2. Tea Tree Oil ka veti antibakteriale dhe antiseptike dhe ju mbron nga formimi i pllakes dhe inflamacioni i misherave te dhembeve. Tea Tree Oil ka gjithashtu efekt te fuqishem si zbardhues i dhembeve.
3. Vaji i kokosit ka efekt mbrojtes te misherave te dhembeve dhe zbardhues, gjithashtu. Kjo per arsye se vaji i kokosit ka veti thithese te metaleve te renda nga trupi.
3. Sherbela si abraziv i lehte dhe antibiotik heq njollat nga dhembet dhe lufton bakteriet.

Pergatitja:

Perziejini te gjithe perberesit bashke deri sa te keni konsistencen e deshiruar. Konservojeni ne nje kuti me kapak, sepse soda e bukes absorbon aroma. Mund ta hidhni edhe ne nje tub te zbrazet per paste, nese deshironi.

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

~Crème de la crème~

Crème de la crème eshte krem ushqyes dhe rigjenerues per lekure te re. Me perberje superushqyese nga 7 lloje vajerash, aloe vera, vitamine A, D dhe E ky krem dite lufton rrudhat e para, hidraton lekuren dhe i jap asaj freskine e munguar. Kremi qe cdo femer nga mosha 17 vjec duhet ta kete!