Shume njerez jane skeptik kur behet fjale per pastrimin e fytyres me vaj. Zakonisht ankohen se kane lekure te yndyrshme dhe kjo metode do t'ju shtoj yndyren, mendojne se do ju bllokohen poret apo edhe nuk binden qe kjo metode arrin ta pastroj fytyren mjaftueshem. Por, e verteta qendron krejt ndryshe. Para se te vazhdoj me shpjegimin dua t'ju them vetem nje gje: une kam rreth dy vite qe e aplikoj kete lloj pastrimi dhe e DASHUROJ lekuren time te paster si akulli!
(Shyqyr, me ne fund e thash se kishte kohe qe nuk me linte modestia!!)
Pastrimi me vaj vs. pastrimi me sapun:
Nderkohe qe pastrojme fytyren me vaj, ne zbusim yndyren natyrale te lekures ne te cilen jane ngjitur papasterti te ndryshme. Kjo gje ka mjaft kuptim, pasi vaji trete vajin, apo jo? Pervec kesaj, varesisht nga perzierja vajore qe perdorim, kemi efekt antiseptik/antibakterial dhe ne te njejten kohe edhe ushqyes. Gjithashtu, vaji arrin ta pastroj fytyren me thelle se cdo sapun/detergjent. Dhe, per ata skeptiket qe permendem me larte, me poshte do ti gjeni perzierjet vajore per cdo lloj lekure (edhe ate super ekstra mega te yndyrshme dhe me pore te bllokuara).
Pastrimi i lekures me shampo, sapun apo produkte te tjera me aftesi deterzive, pervec pastrimit te lekures (jo aq te thelle se pastrimi me vaj), ka vetem ane negative. Ky lloj pastrimi mund te cbalancoje sekretimin e yndyres (ja pse lekura e yndyrshme behet akoma me e yndyrshme nese pastrohet me sapun), mund te shkaterroj strukturen e ndertimit te lekures, ta thaj akoma me shume lekuren e thate dhe mos te harrojme, nje pjese e madhe e perberesve te ketyre produkteve perthithet nga lekura (gje qe ne nuak e duam, nese na ndjen sado pak per shendetin tone, apo jo?).
Cfare ju duhet?
1. Vaji
2. Nje lecke e paster e materialit mikrofiber (ose pambuk i bute),
3. Uje i ngrohte
Cfare vaji te perdorim?
~Per lekure te yndyrshme:
1/3 vaj ricini ose lajthie, 2/3 vaj ulliri ose vaj kokosi
~Per lekure normale:
1/4 vaj ricini ose lajthie, 3/4 vaj ulliri ose vaj kokosi
~ Per lekure te thate:
Vetem vaj kokosi*
*Personalisht me pelqen te ndryshoj vajin me te cilin e pastroj fytyren me shume edhe per te perfituar nga dobite e shume vajerave, por kjo varet nga lekura qe keni dhe se cili vaj ju pershtatet me shume. Une kam lekure te thate dhe pervec vajit te kokosit perdor shpesh edhe vaj trendafili (efekt antiseptik, tonifikues, arome fantastike), vaj xhinxheri (rrit qarkullimin e gjakut ne zonen ku e masazhoni, antiseptik, ndihmon si anti-rrudhe) apo edhe vaj karrote - zakonisht ne mengjes, per ta ndihmuar efektin mbrojtes dielli).
Si ta pastrojme fytyren me vaj?
Ja ku erdhem tek pjesa me e rendesishme. Ketu qendron i gjithe sekreti se si te perfitojme maksimumin e dobive te pastrimit te lekures me vaj, pa e lene ate ndjesine vajore ne fytyre dhe pa i mbyllur poret.
1. Vendoseni ne dore pak nga perzierja vajore (rreth nje luge te mesme), shperndajeni ne pjesen e brendshme te dy duarve duke i ferkuar ato dhe pastaj ferkojeni fytyren (nuk duhet te jete e lagur). Duke bere masazh ne forme rrethore ne te gjithe fytyren, ju do te pastroni papastertite ne fytyren tuaj (edhe make-up!). Pasi ta keni masazhuar te gjithe fytyren per rreth 1-2 minuta, pastroni duart nga vaji, per te vazhduar lehtesisht tek hapi i dyte.
2. Lageni me uje te ngrohte lecken e materialit, shtrydheni mire dhe vendoseni ne fytyre. Duke e mbajtur te shtypur me te dy duart, avujt e ngrohte te leckes ndihmojne ne pastrimin akoma me te thelle te lekures. Mbajeni ne kete menyre per rreth 30 sekonda ose 1 minut dhe pastaj pastrojeni vajin e mbetur ne fytyre me po kete lecke. Per te evituar shperndarjen e papastertive ne fytyre, mund ta shperlani edhe nje here me uje te ngrohte lecken dhe pastaj ta pastroni fytyren.
3. Varesisht sipas llojit te lekures, aplikojeni kremin tuaj hidratues.
P.S. E di, tingellon si shume procedure e gjate apo e komplikuar, por po e provuat te pakten nje here do ta shikoni qe eshte shume me e shpejte dhe e thjeshte se cdo procedure tjeter. (Oops, po e provuat nje here nuk do i ndaheni me! :D )
Te drejtat e fotos dhe te materialit: @Bees and Trees Bio-Cosmetics
No comments:
Post a Comment