Bees and Trees Shop

Saturday, April 25, 2015

5 receta per te zvogeluar poret e bllokuara ne fytyre


Poret e hapura dhe te medha jane nje shqetesim per shume persona. Pervec aspektit vizual ato mund te shkaktojne edhe probleme me paraqitjen e akneve apo pikave te zeza, sidomos per personat me lekure te yndyrshme. Sebumi i tepert i prodhuar nga gjendrat yndyrore se bashku me pluhurin dhe bakteriet nga ambienti ndikon ne bllokimin e poreve. Per ta bere akoma me te veshtire punen, paraqitja e pikave te zeza i ben poret akoma me te dukshme.
Gjithashtu, ekspozimi i gjate ne dielle mund te kontriboj ne zmadhimin e tyre, duke qene se dielli e demton kolagjenin ne lekure, dhe keshtu zvogelohet dhe elasticiteti i mureve qe ndertojne kanalet e poreve. Nga ky fakt mund te konstatojme lehte se gjendja e poreve perkeqesohet me kalimin e viteve kur edhe lekura humb elasticitetin. Por, edhe gjenetika, stresi dhe rutina jo e mire e mirembajtjes se lekures ndikojne ne zmadhimin e tyre.
Gjithashtu, nuk duhet harruar se poret jane nje pjese perberese e lekures dhe si te tilla nuk mund te eliminohen teresisht. Nepermjet poreve lekura jone merr fryme, dhe bllokimi i tyre con ne nje kunderpergjigje nga lekura duke i zmadhuar per ta lehtesuar kete proces fiziologjik.

Me poshte po ju sjellim disa metoda natyrale qe mund ti beni ne kushte shtepiake per te zvogeluar poret dhe per te pastruar fytyren me ne thellesi. 

1. E bardha e vezes 

E bardha e vezes eshte shume e perdorur per te zvogeluar madhesine e poreve ne fytyre, sepse e tonifikon dhe shtrengon lekuren. Gjithashtu, maskat me te bardhen e vezes ndhmojne ne heqjen e yndyres se tepert nga lekura e yndyrshme. 
  • Ndajeni te bardhen e vezes nga pjesa tjeter, shtojani lengun e gjysme limoni dhe perziejini bashke. Vendoseni kete perzierje ne fytyre dhe mbajeni per rreth 15 minuta. Pastrojeni me uje te ftohte. Perseriteni kete nje ose dy here ne jave per rezultate me te mira. 

2. Akulli 

Akulli vepron shume mire ne zvogelimin e poreve si shkak i aftesise se tij per te kontraktuar/shtrenguar muskujt ne fytyre. Zakonisht perdoret per te zvgeluar poret para vendosjes se make up-it. Por, ana negative e tij eshte qe ka efekt vetem per nje kohe te shkurter. 
  • Mbeshtjellini disa kube akull me nje lecke te paster dhe mbajeni ate ne lekure per rreth 15-30 sekonda. Bejeni kete disa here gjate dites. 
  • Ose, thjeshte mund ta pastroni fytyren me uje shume te ftohte nje here ne dite. 

3. Uthull molle 

Uthulla e molles vepron si nje tonifikues dhe astringjent natyral i lekures. Ne kete menyre, e shtrengon lekuren, i zvogelon poret dhe e riekuilibron pH-ne e lekures. Gjithashtu, ka dhe efekt antibakterial dhe antiinflamator, pra ju ndihmon edhe ne trajtimin e akneve ne te njejten kohe.
  1. Perziejini ne sasi te barabarta: uthull molle dhe uje. 
  2. Lageni nje cope pambuku ne solucion dhe lyejeni fytyren.
  3. Mbajeni ne fytyre per disa minuta dhe pastrojeni me uje te ftohte.
  4. Per rezultate me te mira bejeni kete cdo nate pasi ta pastroni fytyren. Pas kesaj, vendoseni nje hidratues te lehte ne fytyre. 

4. Scrub me sheqer

Scrub-et e bera ne shtepi ndihmojne mjafte ne pastrimin e fytyres nga qelizat e vdekura dhe zvogelimin e poreve.
  • Perziejini dy luge sheqer, nje luge vajj ulliri dhe disa pika leng limoni. Masazhojeni kete perzierje ne lekure per rreth 30 sekonda dhe pastrojeni me uje te ftohte. Perseriteni nje deri dy here ne jave. 
  • Perziejini dy luge sheqer, nje luge mjalte dhe pak leng limoni. Masazhojeni ne fytyre kete perzierje per rreth 30 sekonda dhe pastrojeni me uje te ftohte.

5. Leng limoni

Lengu i limonit permban acid citrik, i cili ndihmon ne pastrimin e fytyres nga qelizat e vdekura dhe ne zvogelimin e poreve. Gjithashtu ndihmon edhe ne zbehjen e njollave te erreta si shkak i efektit zbardhues qe ka.
  • Perziejini dy luge leng limoni dhe dy luge leng domateje. Aplikojeni kete perzierje neper te gjithe fytyren dhe mbajeni per rreth 15 minuta. Perseriteni cdo dite ose tre here ne jave per rreth nje muaj.
  • Perziejini nje luge leng limoni dhe nje luge kanelle pluhur dhe aplikoheni ne fytyre. Pas rreth 15-20 minutash masazhojeni fytyren me kete maske dhe pastrojeni me uje te ftohte.


Te drejtat e materialit: Bees and Trees Bio-Cosmetics
I do not own the rights of this picture

No comments:

Post a Comment