Wednesday, May 27, 2015
Llampe me kripe himalaje - dobite shendetesore dhe si mund ta bejme vet
~Cfare eshte llampa me kripe himalajesh?
Keto llampa jane si llampat e zakonshme me poqin elektrik ne mes, por rreth poqit kane nje kristal te madh te kripes se paster te himalajeve, ose kristale te vogla te vendosura siper poqit, varesisht nga efekti dekorativ qe duam. Por, pamja estetike e kesaj llampe eshte vetem nje gje e vogel pozitive ne krahasim me dobite e shumta qe i sjell ambientit ku vendoset ajo.
~Cfare ben kjo llampe dhe pse duhet ta kemi te pakten nje ne shtepi?
Llampa me kripe himalajesh thjeshte liron jone negative ne ambientin ku vendosen. Ne ajer ka jone negative dhe pozitive ne te njejten kohe. Por, jonet negative jane karakteristike e ambienteve me ajer te paster dhe freskues. Vendet ku lirohen me se shumti jone negative jane ujevarat, oqeanet, nga ndriqimi i diellit, vetetimat etj. Kjo eshte arsyeja pse ndihemi me te fresket dhe energjik kur jemi ne natyre afer ujevares ose pas nje shtrengate. Ndersa, jonet pozitive lirohen me shume nga paisjet elektrike si laptopi, mikrovala, televizori apo edhe fshesa elektrike. Gjithashtu, shume bakterie, myke dhe alergjene kane ngarkese pozitive. Eshte e rendesishme te behet neutralizimi i tyre per te pastruar ajrin.
Kripa e himalajeve ka aftesi higroskopike, qe do te thote se thith lageshtine nga ajri. Prezenca e llampes afer kristalit te kripes ben qe te avullohet kjo lageshti. Ne kete menyre behet pastrimi i ajrit dhe lirimi i joneve negative. Prezenca e joneve negative si fillim ben neutralizimin e ngarkeses se joneve pozitive (duke u lidhur me ato) dhe pastaj fillon te rritet numri i joneve negative. Duke pasur numer me te larte te joneve negative ambienti eshte me i paster, freskues, sjell vitalitet dhe energji. Sipas Dr. Pierce J. Howard dhe nje studimi te bere prej tij, prezenca e joneve negative ne ajrin qe thithim rrit sasine e oksigjenit ne tru, gje qe sjelle ne rritje te perqendrimit, vigjilences dhe energjise mendore. Nese ju jeni nga ata persona qe sa hapni dritaren ndjeheni me te freskuar e energjik vetem duke thithur pak ajer nga natyra, atehere kjo llampe pa dyshim qe do te bej shume ndryshim ne jeten tuaj.
Gjithashtu, personat qe vuajne nga asma apo alergji te ndryshme do te dallojne shume ndryshime pozitive.
***Vendet ku lirohen jone negative ne menyre natyrale si psh ne ujevara, ka rreth 10000 jone negative per centimeter kub, ndersa ne qytetet e ngarkuara ka vetem rreth 100 jone negative per centimeter kub.
~Si mund ta bejme vet kete llampe?
Eshte me e thjeshte se te beni dy veze. Krejt cka ju duhet eshte:
1. Kripe e paster himalajesh;
2. Nje vazo xhami (vazo xhami qe perdoret si akuarium per peshqit do te ishte shume e pershtatshme);
3. Nje llampe (dritat e pemes se vitit te ri ose dicka te ngjajshme dekorative).
Ne vazon e xhamit vendosini dritat. Siper dritave zbrazni nje sasi te konsiderueshme te kristaleve te kripes, deri sa te mbulohen dritat. Ndizeni llampen dhe voilà, shijojeni ambientin e ri, rifreskues, te paster dhe me plot energji pozitive!
*Te drejtat e fotos dhe te materialit: Bees and Trees Bio-Cosmetics
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment