Bees and Trees Shop

Friday, May 15, 2015

Trup i paster dhe i relaksuar




 Nese jeta juaj eshte e ngarkuar me pune dhe keni kohe pa bere nje gjume relaksues, ose edhe nese rast se beni jete shume te qete (na e tregoni sekretin), ne gjithsesi po ju sugjerojme nje menyre shume argetuese per ta detoksifikuar trupin dhe per tu relaksuar ne te njejten kohe. Nese e perserisni me shpesh kete rutine, dobite qe ju sjelle jane te panumerta, duke perfshire ketu edhe zhdukjen e celulitit. Nuk po tallem!

 Kujdes: Procedura perfshin edhe vaske me uje, muzike relaksuese ne prapavije, qirinje dhe nje gote shampanje! Nese jeni dembele per keto gjera, eh atehere, do ju thoja vetem nje gje: Duaje Veten!


Cfare ju duhet
Sa

1. Furce per trupin

2. Sulfat magnezi ( Kripe Epsom)

3. Vaj esencial livandoje (ose vaj tjeter, sipas deshires dhe efektit qe doni)

4. Te tjera*

 1

1 luge gjelle

5 pika












 Besoj keni degjuar te flitet per "Dry Brushing", qe eshte thjeshte ferkimi i trupit me furce (trupi jo i lagur). Eshte procedure qe zakonisht behet para dushit dhe ndihmon ne eliminimin e qelizave te vdekura nga trupi, te toksinave dhe shume e shume dobi te tjera qe do ti listojme me poshte detajisht.


 Per kete procedure ju duhet nje furce (si ne foto) ose doreze e materialit gerryes (te ideuara pikerisht per kete pune). Ferkimi behet ne forme rrethore, duke filluar nga ekstremitetet dhe duke shkuar ne drejtim te zemres. Filloni me kembet dhe duart, dhe duke e levizur furcen ne forme rrethore drejtohuni drejt gjoksit.

 Cfare dobish na sjelle kjo procedure? 

Pervec qe e ben lekuren te bute si te bebeve, disa nga dobite e tjera qe na sjelle kjo procedure jane:

 ~Qarkullimi limfatik: Sistemi limfatik eshte pjese e rendesishme e sistemit imunitare te trupit. Shume nga enet limfatike gjenden shume afer lekures dhe ferkimi i trupit me furce (procedure qe duhet te perseritet), e stimulon qarkullimin e limfes dhe keshtu ndihmon qe trupi te detoksifikohet natyrshem.

~Exfoliation: Ose, heqja e qelizave te vdekura. Ferkimi i trupit me nje furce te forte normalisht qe sjelle ne pastrimin e lekures nga qelizat e vdekura dhe nga toksinat e mbledhura ne te (nga ajri i ndotur, produktet kozmetike te perdorura, parfumet etj.). Si pasoje, do te kemi edhe nje lekure super te bute dhe qe frymon lehtsisht.

~Pore te pasterta: Sic e thame edhe me siper, ferkimi i trupit me furce ndihmon ne eliminimin e mbetjeve ne lekure (pluhur, toksina, produkte kozmetike, vaj etj.). Eliminimi i tyre i hap poret e bllokuara te trupit dhe i "ajros" ato. Per fytyren perdoren furca te vecanta, me fije me te buta.

~Kunder celulitit: Nuk ka evidenca shkencora mbi kete fakt, por shume njerez qe e bejne kete procedure rregullisht betohen se ju ka ndihmuar me celulitin. Kur e mendon, rritja e qarkullimit te gjakut ne zonen e ferkimit dhe masazhimi do te duhej te ndihmonin. Pastaj, cfare humbasim po e provuam?

~Rrit energjine dhe qarkullimin e gjakut: Meqenese kjo procedure rrit qarkullimin e gjakut, rrith edhe energjine. Keshtu qe, nese nuk e beni naten me gjithe procedurat "luksoze" qe do ju sugjerojme me poshte, atehere bejeni ne mengjes per nje dite me energjike!

Po pastaj?
Pasi te keni mbaruar me proceduren me siper, eshte koha per vasken. Ne vasken me uje te ngrohte, hidheni nje luge gjelle me kripe Epsom (ose sulfat magnezi - mund te blihet ne farmaci dhe eshte nje detoksifikues dhe zbutes trupi per te cilin me detajisht do ju shkruajme ne nje artikull tjeter). Sipas deshires, hidhini rreth 5 pika vaj esencial (livandoje per efekt relaksues, mente ose limoni per te rritur perqendrimin).
 Me muzike relaksuese ne prapavije, disa qirinje per atmosfere, dhe nje gote shampanje ju deshirojme nje relaks te plote dhe zbrazje stresesh deri ne piken e fundit!

*Te drejtat e fotos dhe te materialit: Bees and Trees Bio-Cosmetics



No comments:

Post a Comment