Pastrimi i thelle i fytyres eshte i nevojshem te behet te pakten nje here ne muaj, per ta mbajtur lekuren large toksinave dhe papastertive, te cilat nuk hiqen nga pastrimi i thjeshte i lekures. Nese per arsye te ndryshme nuk preferoni ta beni kete lloj pastrimi tek estetistet ose tek specialistet e fushes, atehere ne po ju keshillojme nje metode shume te thjeshte qe mund ta beni ne kushte shtepiake dhe me perberes 100% natyral.
Krejt cka ju duhet eshte argjile te gjelber, mjalte dhe vaj esencial sipas deshires dhe efektit qe doni.
Argjila e gjelber njihet si nje detoksifikues i fuqishem i lekures, por jo vetem. Ka nje efekt te pazevendesueshem edhe tek pastrimi i flokeve apo detoksi i nensqetullave nga deodorantet. Gjithashtu ndihmon ne tonifikimin e lekures.
Mjalti eshte nje pastrues dhe qetesues natyral i lekures. Here pas here mund ta perdorni edhe per ta pastruar fytyren ne darke, ne vend te pastrimit me vaj. Mjalti natyral (i paperpunuar dhe pa sheqerna te shtuara) eshte antibakterial dhe gjithashtu i jap fytyres nje ndjesi butesie si pambuk.
Perberesit:
~ 1 luge argjile e gjelber
~ 1 luge mjalte natyrale
~ 1 luge uje i vaket*
~ 2 pika vaj esencial sipas efektit qe doni (p.sh.: livando per qetesim ose tea tree oil per lekure te yndyrshme)**
*Sipas deshires, ne vend te ujit te vaket mund te perdorni caj kamomili ose jeshil, per nje efekt me shume te maskes.
**Shtimi i vajit esencial eshte opsional. Masken mund ta beni edhe ne mungese te vajit esencial.
Procedura:
1. Perziejeni argjilen me mjalte deri sa te formohet nje paste homogjene
2. Shtojani ujin (cajin) e ngrohte, deri sa te formohet nje paste me e holle
3. Shtojani vajin esencial
4. Menjehere aplikojeni ne fytyre dhe qafe duke bere masazh ne forme rrethore
5. Lejeni ne fytyre per rreth 10-15 min ose deri sa te thahet
6. Pastrojeni me nje lecke materiali (mikrofiber ose tjeter) me uje te ngrohte
7. Shijojeni fytyren tuaj te bute si pambuku!!!
*Te drejtat e fotos dhe materialit: Bees and Trees Bio-Cosmetics
No comments:
Post a Comment