Bees and Trees Shop

Sunday, April 5, 2015

6 rregullat e arta per te parandaluar rrudhat



1. ASNJEHERE mos e kaperceni regjimin tuaj te bukurise para gjumit
Pastrimi i fytyres, scrubi, tonifikimi dhe ushqyerja e lekures me kremin e nates para gjumit nuk duhet kapercyer asnjehere. Te shtriheni per te fjetur pa pastruar make-up eshte mekati me i madh qe mund ti beni lekures suaj. Gjithashtu mos harroni te perdorni produkte qe i pershtaten llojit tuaj te lekures ( e thate, e yndyrshme apo mikse), duke filluar nga hidratuesi, qumeshti, pastruesi e te gjitha me rradhe. 

2. Perdorni krem per zonen rreth syve
Nje paragjykim i gabuar eshte krijuar per kremin e syve. Shumica mendojne se duhet filluar ne nje moshe me te shtyer, por e verteta eshte se ky krem ndryshon shume nga kremi anti-rrudhe, i cili ne fakt duhet filluar te perdoret me vone. Kremi per zonen rreth syve e ushqen lekuren me ingredientet e nevojshem per te parandaluar shfaqjen e rrudhave, ndersa kremi anti-rrudhe kryesisht stimulon prodhimin e kolagjenit (gje qe nuk eshte e nevojshme per lekuren e re te moshes 20-30 vjec). Kremin per zonen rreth syve mund te filloni ta perdorni nga mosha 20 vjece e siper. Eshte me mire te parandalosh se sa te kurosh, apo jo? 

3. Beni trajtime profesionale te fytyres nje here ne muaj
Me kete nenkuptojme pastrimin e thelle te fytyres dhe te poreve te bllokuara. Me kete lloj trajtimi ju pastroni bakteriet e mbledhura ne lekure, parandaloni skuqjet dhe aknet dhe mbi te gjitha ngadalesoni procesin e plakjes se lekures. Nese nuk keni mundesi ta beni kete trajtim nje here ne muaj, atehere te pakten planifikojeni per kater here ne vit. 

4. Kujdesuni per ushqimin dhe mos harroni, uje uje uje kudo me vete!!! 
Ushqimi shumengjyresh ( jo karamelat me ngjyra, por fruta e perime) ju sjelle llojllojshmeri vitaminash e mineralesh. Nje diete e pasur me antioksidente ju sjelle dobi jo vetem ne format trupore, por reflekton edhe ne shendetin e lekures suaj dhe shendetin e cdo organi pa perjashtim. Nese per dukjen e jashtme zgjedhni rrobat me te bukura, atehere edhe per shtepine e shpirtit tuaj zgjedhni ushqimin me te shendetshem. Dhe mos harroni, uji eshte detoksifikuesi me i lire dhe me lehte i arritshem. Bejeni shprehi ta mbani cdo here ne cante nje shishe uje dhe te qendroni e hidratuar ne cdo moment!

5. Gjumi - produkti me i mire dhe me i lire qe njeh kozmetika 
Gjumi eshte ilaqi me i mire per rigjenerimin e demtimeve qelizore te shkaktuara gjate dites. Ta nderpreni kete proces te shenjte nenkupton ta ngadalesoni procesin e rigjenerimit qelizore, dhe qarkullimin e lirshem te gjakut (gje qe ka rol kyq ne ushqyerjen qelizore). Problemet me gjumin pasqyrohen menjehre ne lekure, duke e humbur vitalitetin e saj dhe duke sjelle deri te shfaqja e akneve, ekzemes, psoriazis etj. 
Meqenese mundesite e mira kapen qe ne mengjes, ne ju sugjerojme te shtriheni me heret qe te flini me gjate! 

6. I fundit nga rradha, por jo nga rendesia: mbrojeni lekuren nga dielli!
Zeri im tashme ka ikur duke ia perkujtuar kete fakt cdo personi qe e neglizhon fuqine e diellit per te shkaktuar rrudha. Dhe jo vetem! Eksopizimi i gjate ne diell demton lekuren edhe ne forma te tjera, duke e rritur prodhimin e melanines, duke shfaqur njolla te zeza ne lekure e deri tek paraqitja e kancerit te lekures. E kam me gjithe mend, dielli sjell optimizem ne jete, por jo shendet ne lekure! Perdorni mbrojtes dielli me SPF 30 e siper (varesisht nga lloji i lekures) me mbrojtje UVA dhe UVB! E per vitaminen D mos kini merak se nuk ngeleni pa e marr ;) 

Pergaditi: Bees and Trees Bio-Cosmetics
* I don't own the rights of this picture

No comments:

Post a Comment