Bees and Trees Shop

Saturday, April 18, 2015

Luleradhiqja - jo vetem nje lule e eger

  Luleradhiqe (Dandelioni) per nje kohe te gjate eshte konsideruar nje lule e eger e cila perhapet shume shpejte dhe rritet kudo. Por, kjo lule vetem vitet e fundit ka filluar te vleresohet mjaftueshem, pasi jane bere disa studime per vetite sheruese qe ajo ka. Perdorimet e saj perfshijne problemet me mungese apetiti, stomakun, gazerat intestinale, guret ne temth, dhimbjet muskulare, ekzema, probleme te ndryshme me lekuren etj. Ne ushqim mund te perdoret ne sallatera, ne supe apo caj. Rrenja e luleradhiqes mund te perdoret edhe si zevendesues i kafese. Ndersa, caji i luleradhiqes eshte nje tonifikues shume efektiv i lekures.

Luleradhiqja eshte shume e pasur me beta-karoten, te cilen trupi jone e konverton ne vitamine A. Ajo eshte gjithashtu e pasur me vitamine C, fibra, kalium, hekur, kalcium, magnez, zink dhe fosfor. Eshte nje burim i pasur i vitamineve B kompleks, mineraleve dhe vitamines D gjithashtu. Luleradhiqja permban edhe proteina, biles ne sasi me te larte se spinaqi. Per shume vite eshte perdorur per te trajtuar anemine, problemet me lekuren, depresionin. Shume njerez e kane perdorur edhe per kuren e kancerit ne menyre bimore. 

Gjethet, lulja dhe rrenjet e luleradhiqes jane te githa te ngrenshme. Ato kane nje shije pak te hidhur, por kjo shije eshte me pak e dallueshme nese mblidhen ne vjeshte ose pranveren e hershme.
 Luleradhiqja konsiderohet bime e sigurte per t'ju shtuar ushqimeve dhe per perdorime mjekesore. Por, megjithate disa njerez mund te kene reaksione alergjike ndaj saj. Te gjithe ata qe kane alergji nga kamomili, krezantema apo kumaku (kalendula) duhet ta evitojne perdorimin e luleradhiqes. Gjithashtu edhe grate shtatezena, ato qe japin gji ose personat qe ne te njejten kohe jane duke perdorur medikamente duhet te konsultohen me mjekun e tyre para perdorimit. 


Te drejtat e materialit dhe fotografive: Bees and Trees Bio-Cosmetics

No comments:

Post a Comment