Bees and Trees Shop

Wednesday, April 8, 2015

Yjet e hollivudit qe e dashurojne kozmetiken bimore


  Sa here shohim ndonje parakalim ne tapetin e kuq dhe syte na mbesin mbi fytyrat plot shkelqim e vitalitet te yjeve te hollivudit, mendja na shkon tek qindra e mijera dollaret qe mund te kene shpenzuar per te arritur nje lekure kaq te shendetshme. Por, jo gjithmone ritualet e bukurise se yjeve hollivudiane jane "sekrete", e mbi te gjitha, jo gjithmone keto rituale perbehen nga produkte te shtrenjta e me 100 substanca kimike te shtypura mbi etikete. Biles, ta themi troq, shume nga keta yje kane zgjedhur rrugen e "mire dhe lire". Po ju listojme disa VIP-a qe ne nje te diele pasdite mund ti gjeni me maske vezesh ne fytyre apo me kos e spiruline (maska ime e preferuar, meqe ra fjala)!

Madonna - vajza materialiste perdor vetem materiale organike ne fytyren e saj. Nje produkt me grejpfrut, i pasur me vitamine C eshte zgjedhja e saj e perditshme me te cilen e ndriqon kaq shume lekuren e saj.










Julianne Moore - Nje flokekuqe origjinale vertete ka nevoje per kujdes me te madh per lekuren e saj delikate. Flokekuqet me kuptojne, ashtu si Julianne Moore qe e ka kuptuar me kohe dhe ka gjetur zgjedhjen ideale per lekuren e saj - kozmetiken bimore. Lekura e saj plot shkelqim e aq mire e trajtuar mund ta ndriqoje te gjithe sallen ku ajo qendron.









Gwyneth Paltrow - Te gjithe tashme kemi lexuar te pakten nje artikull mbi stilin e shendetshem te jetes qe ben aktorja e famshme. Por, nuk mjafton vetem kaq per te reflektuar te gjithe pozitivitetin qe permban fytyra e saj. Gwyneth ne nje interviste ka treguar sa shume e dashuron kremi e saj hidratues, qe ka perberje 100% bimore dhe biles, edhe kutia e kremit eshte ekologjike. Kutine e kartonit te ketj kremi ( e cila permban fara lulesh) ajo e perzien me uje dhe e mbjell ne nje vazo. Sa menyre e mire reciklimi!







Miranda Kerr - Askush nuk mund te ja kaloje per kujdesin ndaj lekures modeles se famshme te Victoria's Secret. Ajo tashme ka edhe linjen e saj te kozmetikes bimore, ku me nje variacion perberesish organik ka nxjerre ne treg mjaft produkte te cilat, normalisht, i perdor edhe vet. Por, Miranda na kujton cdo here qe vetem kaq nuk mjafton per ta arritur lekuren e saj. Kujdesi ndaj ushqimit dhe ushtrimet fizike jane njelloj te rendesishme!








Cameron Diaz - trajtimi i preferuar i aktores ne fjale eshte difuzioni i lengjeve me penetrim te thelle. Kete metode, qe perdoret per te rritur hidratimin dhe elasticitetin e lekures, Cameron e aplikon vetem me produkte bimore. Dhe jo vetem! Lista e kozmetikes bimore qe ajo perdore eshte shume e gjate.






Sarah Jessica Parker - kjo aktore eshte kliente e rregullt e sallonit John Masters ne New York, sallon ne te cilin perdoren vetem produkte bimore. E cfare mund te thuhet me shume per kujdesin qe ajo i ben lekures?










 Gisele Bundchen - modelja e famshme doli ne faqet e para te gazetave kur ne nje interviste i quajti te gjithe kremerat mbrojtes dielli "helme". Por, ajo po i referohej perberjes se tyre. Ne fakt, ka shume artikuj qe e vertetojne perberjen e demshme te kimikateve qe i shtohen kremerave per te na mbrojtull nga dielli. Ne kete rast, modelja nuk na keshillon te ekspozohemi direkt ne diell pa u mbrojtur, por te perdorim vetem produkte bimore per kete pune. Per ta vertetuar dashurine e saj mbi keto produkte, ajo ka lansuar edhe linjen e saj te kozmetikes bimore e cila quhet Sejaa Scincare. Faleminderit Gisele qe na meson per shendetin e lekures sone!





Tom Hanks - Jo vetem femrat kujdesen kaq shume per lekuren, e mbi te gjitha jo vetem femrat perdorin kozmetike bimore. Aktori i famshem Tom Hanks ka treguar se ai e miremban lekuren vetem me produkte bimore te pasura me vajera organik, ekstrakte bimesh, vitamine C, lipozome etj. Dhe, me sa po e shohim, vertete funksionoka ky lloj trajtimi.
 Te njejten gje ka deklaruar edhe gruaja e tij, Rita Wilson, e cila thote se perdor vetem produkte te markes Suki te rekomanduara nga estetisti i saj, Mitch Stone.








*Te drejtat e materialit: Bees and Trees Bio-Cosmetics

No comments:

Post a Comment