Pershendetje miq,
Kjo eshte nje recete e Dr. Hulda Clark, e cila ka permiresuar dhe lehtesuar shume jete ane e mbane botes. Shume njerez bejne intervenime kirurgjike per te hequr guret nga fshikeza e temthit dhe melcia, kur mund ta bejne rregullisht kete recete dhe te ndjehen me te shendetshem njekohesisht.
Para se ta beni kete diete (qe zgjat vetem dy dite, me nje parapergaditje te lehte nje javore), preferohet ta beni pastrimin e trupit nga parazitet. Nuk eshte e detyrueshme, por preferohet te behet per te mos u ndjere shume te lodhur pas dietes.
Kater deri pese dite para pastrimit duhet te hani ushqime alkaline (qe nuk prodhojne shume acid ne stomak), te cilat jane frutat dhe perimet. Nuk duhet te hani mish, dhe sa me pak brumera e ushqime me shume yndyrera. Ne diten qe do ta beni pastrimin nga guret, mund te hani deri ne oren 14:00 vetem ushqime te lehta dhe uje (fruta dhe perime te fresketa, keshillohet edhe lengu natyral i mollave).
Keshille: nese punoni, preferohet ta beni pastrimin e gureve ne dite te shtune, qe te nesermen te jeni ne shtepi dhe pa shume impenjime. Mund te ndiheni me te lodhur dhe te keni jashteqitje te shpeshta.
Receta dhe cfare ju nevojitet:
4 luge gjelle me sulfat magnezi (e gjeni ne farmaci),
750 mL uje
Gjysme gote vaj ulliri extra virgjin (blihet ne farmaci, i vecante per pastrimin e gureve)
Gjysme gote leng citroje ose gjysme gote leng limoni
Pergaditja: Ne nje ene i perzieni 4 luge gjelle me sulfat magnezi ne 750 mL uje. I perzieni mire deri sa te tretet sulfati i magnezit (kripa Epsom). Kete perzierje duhet ta ndani (tani ose me vone) ne kater pjese dhe ta pini ne oraret qe do te ceken me poshte. Mbajeni te ftohte ne frigorifer per te pasur nje shije me te lehte. Mund ti shtoni pak leng limoni per t’ja rregulluar shijen.
Ne nje ene tjeter (kavanoz me kapak) perzijeni vajin e ullirit bashke me lengun e citros, mbylleni me kapak dhe perzijeni mire.
Duke filluar nga ora 14:00 nuk do te hani me asgje, por mund te pini vetem uje.
Ora 18:00 - do ta pini goten e pare me kripen Epsom. Pastaj mund te pini uje per ta hequr shijen e ngelur nga kripa.
Ora 20:00 - do ta pini goten e dyte me kripen Epsom (sulfat magnezi).
Pak para ores 10:00 pergadituni per gjume, sepse menjehere pas pierjes se perzierjes me vaj ulliri dhe leng citroje duhet te shtriheni.
Ora 22:00 sakte - pijeni kete perzierje, duke qendruar ne kembe! Sapo ta mbaroni (mundohuni ta pini brenda 5 minutash, jo me gjate), shtrijuni per te fjetur ne krahun e djathte dhe mblidhini kembet afer gjoksit per rreth 20 minuta. Mundohuni te flini sa me shpejte. Ne kete menyre do te levizin me shume gure nga melcia juaj. Nuk do te ndjeni dhimbje, sepse kripa Epsom i ka hapur tashme kanalet.
Ora 06:00 mengjes - bejeni alarmin ne oren gjashte te mengjesit per ta pire goten e trete te kripes Epsom. Mund te dilni ne banjo nese keni diarre, por se pari pijeni pijen ne oren 06:00 sakte. Pastaj vazhdoni te flini deri ne oren 08:00.
Ora 08:00 - pijeni goten e fundit te kripes Epsom. Pas dy oresh mund te filloni ushqimin, por KUJDES: filloni me leng frutash natyrale (leng molle keshllohet). Pas dy oresh mund te hani fruta, pastaj perime. Mos hani mish apo brumera te renda te pakten edhe nje ose dy dite sepse i beni dem stomakut dhe melcise. Eksperiencat e njerezve qe kane ngrene mish qe ne diten e pare jane shume te hidhura, prandaj beni kujdes.
Gjate kesaj dite do te keni diarre. Keshtu mund ta dalloni dukshem pastrimin e melcise nga prezenca e gureve te vegjel ngjyre gjelber ose gri (kristale kolesteroli) te cilat do te qendrojne siper ujit te toaletit. Ne kete menyre ju do te pastroheni nga mijera gure qe ngarkojne melcine tuaj.
Sipas nevojes, kjo diete preferohet te behet disa here me diference kohe 6-8 jave nga cdo pastrim.
Sa i sigurte eshte ky pastrim? Eshte shume i sigurte. Jane me qindra e mijera raste neper bote qe e bejne kete diete, duke perfshire eshte paziente te moshave shtatedhjete e tetedhjete vjecare. Askush nuk ka vajtur ne spital, as nuk jane ankuar per ndonje dhimbje te madhe. Sidoqofte, mund te ndjeheni me te lodhur dhe si te semure per nje apo dy dite me pas. Por, per te evituar kete preferohet qe para fillimit te dietes cdohere te behet pastrimi i trupit nga parazitet!
Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture
No comments:
Post a Comment