Bees and Trees Shop

Sunday, November 30, 2014

Dobite e vajit te farave te rrushit per lekuren



Ky vaj eshte nje nga perberesit e kremit te dites nga Bees and Trees! 
Ja disa nga dobite qe vaji i farave te rrushit i sjelle lekures. 

Vetite e vajit te farave te rrushit jane te panumerta dhe perdorimi i tij ne kozmetike eshte rritur shume. Po i rreshtojme disa nga ato:

1. Ngadaleson plakjen e lekures

Sasia e larte e antioksidanteve qe permban ky vaj ndikon ne ngadalesimin e plakjes se lekures. Ky vaj ndihmon ne reduktimin e shenjave te para te plakjes duke i dhene lekures hidratim dhe mbrojtje kundrejt radikaleve te lira. Gjithashtu, ka aftesi te mbaje ne sasi te larte kolagjenin dhe elastinen ne lekure (te domosdoshme per te mbajtur strukturen e rregullt te lekures).

2. Pastron lekuren nga aknet

Lekura ka nevoje per sasi te larta te acidit linoleik ne menyre qe te forcoje membranen qelizore dhe te permiresoje shendetin e lekures ne pergjithesi. Vaji i farave te rrushit permban acid linoleik dhe ndihmon ne permiresimin dhe kurimin e imperfeksioneve te ndryshme ne lekure, perfshire ketu edhe aknet.
Gjithashtu sasia e larte e antioksidanteve nuk lejon qe te bllokohen poret e lekures. Mbyllja e poreve con deri tek shpafqja e akneve, por aplikimi i shpeshte i kremerave me vaj te farave te rrushit e parandalon ate.
Ky vaj ka edhe veti anti-inflamatore, qe do te thote se jo vetem parandalon shfaqjen e akneve, por edhe i kuron ato ekzistueset.

3. Shtrengon lekuren

Vaji i farave te rrushit ka veti astringjente qe e kontrakton indin duke e bere lekuren te duket me e re. Kjo aftesi e vajit ndihmon edhe ne zvogelimin e fryerjes se zones nen sy. Aplikimi i shpeshte tonifikon lekuren.

4. Zvogelon rrathet e erret rreth syve

Rrathet e erret rreth zones se syrit jane nje problem per shume njerez. Vaji i farave te rrushit ka treguar shume sukses ne zvogelimin e ketyre rratheve dhe per me teper, nuk permban asnje kimikat te demshem. Ju mund te arrini rezultate shume te mira pa i bere dem lekures.

5. Hidraton lekuren

Shume vajera perdoren si hidratues te lekures, por ky vaj eshte shume i lehte dhe perthithet nga lekura shume shpejte, duke mos e lene ate te yndyrshme.
Perberja e pasur e vajit te farave te rrushit gjithashtu stimulon rigjenerimin e qelizave te lekures. Sipas nje studimi te bere, ky vaj ka treguar aftesi shume te mira edhe ne rigjenerimin e shenjave ne lekure te shkaktuara nga plage te ndryshme.

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

No comments:

Post a Comment