Bees and Trees Shop

Sunday, November 30, 2014

12 shprehi per nje dite me te shendetshme



(6:00 am) Zgjohuni para alarmit (por gjithmone pasi te keni bere 7-8 ore gjume, sepse kjo eshte koha qe trupit i duhet te “mbushi baterite”).
(6:20 am) Beni ritualin tuaj te bukurise (oil-pulling, pastrimi i fytyres, masazhi, lyerja me krem dite, mbrojtesi i diellit, make-up)
(7:00 am) Ikni per nje vrap te shpejte (ose cfaredo lloj sporti, e rendesishme eshte te beni ushtrime fizike ne mengjes).

(7:20 am) Koha e mengjesit (qe mund te permbaje drithera, fruta te fresketa, ose proteina te shendetshme sic ka ne veze - bonus: veza ka dhe biotin qe e ushqen lekuren!) P.S. Para se ta filloni mengjesin, paraprijeni me nje gote je te vaket dhe limon 
(9:00 am) Praktikojeni buzeqeshjen tuaj (mbani shenim qe ti buzeqeshni cdo njeriu qe takoni - mos harro: buzeqeshja eshte ngjitese!)
(10:50 am) Koha per te pertypur dicka… te shendetshme! (pse mos te pini nje caj jeshil apo te hani ca lajthi?)
(12:30 pm) Pushimi i drekes! (Ah, kjo ora mezi vjen, por tani mund te ngopeni me nje sallate shumengjyreshe me perime dhe salmon. Omega 3 per trupin dhe trurin qe ta zbulojme nje ligj te ri ne fizike edhe ne)!
(2:00 pm) Kushtojini vemendje bimeve. (S’ka rendesi nese jeni ne pune apo ne shtepi, kushtojini vemendje luleve te mbjellura verdalle ose sillni nje lule te puna juaj. Ngjyra e gjelber heq stresin.)
(6:00 pm) Koha te llastoheni me pak alkool (Me pak fare mendova. E preferuara jone eshte vera e kuqe me vetite e saj pozitive ne sistemin kardiovaskolare. Por, vetem nga nje gote pasditeve per te festuar shendetin e mire, te mos e teprojme.)
(8:00 pm) Relaksohuni, por jo komplet! (Eshte koha per te pare emisionin tuaj te preferuar ne TV? Eh, pse mos ta vini bicikleten statike para TV dhe te beni edhe pak ushtrime ne nderkohe?)
(9:45 pm) Filloni pergatitjet per gjume (Filloni me pastrimin e fytyres nga papastertite e dites, scrub te fytyres, kremin e nates. Mos harroni, fytyra duhet te ushqehet me vitamine A dhe C gjate nates per te rigjeneruar demet e lekures nga dielli.)
(10:10 pm) Me ne fund, koha per gjumin e bukurise 

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

Kujdes nga keta deodorant



Deodorant te ketij lloji qe permbajne ammonium alum (sintetike - e bere ne laborator) ose potassium alum (natyrale) shiten si deodorant bimore dhe te sigurte. Jane ne forme kristali i cili duhet te laget me uje para perdorimit. Por, kini kujdes! Keta deodorant perbehen nga kristale sintetike apo natyrale qe pas shperberjes lirojne aluminin, element ky i cili kur perthithet nga lekura rrit rrezikun per shume semundje, perfshire ketu edhe kancerin e gjirit. Edhe pse ky produkt shitet ne shume dyqane bimore, siguria e tij eshte nje pikepyetje e madhe. Jini vigjilent dhe te kujdesshem kur behet fjale per shendetin tuaj dhe mos harroni te shihni permbajtjen e produkteve qe vini ne kontakt me lekuren.

Pastrimi i fytyres me mjalte



Nje produkt natyral dhe shume efikas per pastrimin e fytyres eshte edhe mjalti. Lexoni me shume per dobite qe i sjell mjalti lekures.
Pastrimi i fytyres me mjalte

Pastrimi i fytyres nga papastertite e dites eshte nje ritual i domosdoshem per nje lekure te shendetshme. Por, menyra e pastrimit dallon edhe nga lloji i lekures ( e thate apo e yndyrshme). Nje menyre e vjeter dhe shume e efektshme per heqjen e papastertive nga lekura eshte edhe ajo me mjalte.

-Mjalti largon papastertite nga lekura duke mos hequr yndyren natyrale qe permban ajo. Eshte e rendesishme te pastrohet lekura pa demtuar yndyren natyrale, sepse largimi i ketyre yndyrnave mund te coje edhe deri te mbiprodhimi i gjendrave yndyrore.
-Mjalti eshte antibakterial dhe probiotik natyral dhe ne kete menyre ndihmon ne luftimin e akneve ne lekure.
-Meqe nuk eshte shume abraziv, eshte ideal edhe per lekure te ndjeshme.
-Funksionon ne cdo lloj lekure. Zbut lekuren e thate dhe balancon ate te yndyrshme.
-Eshte shume me ekonomik.

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

Dobite e vajit te farave te rrushit per lekuren



Ky vaj eshte nje nga perberesit e kremit te dites nga Bees and Trees! 
Ja disa nga dobite qe vaji i farave te rrushit i sjelle lekures. 

Vetite e vajit te farave te rrushit jane te panumerta dhe perdorimi i tij ne kozmetike eshte rritur shume. Po i rreshtojme disa nga ato:

1. Ngadaleson plakjen e lekures

Sasia e larte e antioksidanteve qe permban ky vaj ndikon ne ngadalesimin e plakjes se lekures. Ky vaj ndihmon ne reduktimin e shenjave te para te plakjes duke i dhene lekures hidratim dhe mbrojtje kundrejt radikaleve te lira. Gjithashtu, ka aftesi te mbaje ne sasi te larte kolagjenin dhe elastinen ne lekure (te domosdoshme per te mbajtur strukturen e rregullt te lekures).

2. Pastron lekuren nga aknet

Lekura ka nevoje per sasi te larta te acidit linoleik ne menyre qe te forcoje membranen qelizore dhe te permiresoje shendetin e lekures ne pergjithesi. Vaji i farave te rrushit permban acid linoleik dhe ndihmon ne permiresimin dhe kurimin e imperfeksioneve te ndryshme ne lekure, perfshire ketu edhe aknet.
Gjithashtu sasia e larte e antioksidanteve nuk lejon qe te bllokohen poret e lekures. Mbyllja e poreve con deri tek shpafqja e akneve, por aplikimi i shpeshte i kremerave me vaj te farave te rrushit e parandalon ate.
Ky vaj ka edhe veti anti-inflamatore, qe do te thote se jo vetem parandalon shfaqjen e akneve, por edhe i kuron ato ekzistueset.

3. Shtrengon lekuren

Vaji i farave te rrushit ka veti astringjente qe e kontrakton indin duke e bere lekuren te duket me e re. Kjo aftesi e vajit ndihmon edhe ne zvogelimin e fryerjes se zones nen sy. Aplikimi i shpeshte tonifikon lekuren.

4. Zvogelon rrathet e erret rreth syve

Rrathet e erret rreth zones se syrit jane nje problem per shume njerez. Vaji i farave te rrushit ka treguar shume sukses ne zvogelimin e ketyre rratheve dhe per me teper, nuk permban asnje kimikat te demshem. Ju mund te arrini rezultate shume te mira pa i bere dem lekures.

5. Hidraton lekuren

Shume vajera perdoren si hidratues te lekures, por ky vaj eshte shume i lehte dhe perthithet nga lekura shume shpejte, duke mos e lene ate te yndyrshme.
Perberja e pasur e vajit te farave te rrushit gjithashtu stimulon rigjenerimin e qelizave te lekures. Sipas nje studimi te bere, ky vaj ka treguar aftesi shume te mira edhe ne rigjenerimin e shenjave ne lekure te shkaktuara nga plage te ndryshme.

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture

Pastrimi i gureve nga melcia dhe fshikeza e temthit



Pershendetje miq,

Kjo eshte nje recete e Dr. Hulda Clark, e cila ka permiresuar dhe lehtesuar shume jete ane e mbane botes. Shume njerez bejne intervenime kirurgjike per te hequr guret nga fshikeza e temthit dhe melcia, kur mund ta bejne rregullisht kete recete dhe te ndjehen me te shendetshem njekohesisht.
Para se ta beni kete diete (qe zgjat vetem dy dite, me nje parapergaditje te lehte nje javore), preferohet ta beni pastrimin e trupit nga parazitet. Nuk eshte e detyrueshme, por preferohet te behet per te mos u ndjere shume te lodhur pas dietes.

Kater deri pese dite para pastrimit duhet te hani ushqime alkaline (qe nuk prodhojne shume acid ne stomak), te cilat jane frutat dhe perimet. Nuk duhet te hani mish, dhe sa me pak brumera e ushqime me shume yndyrera. Ne diten qe do ta beni pastrimin nga guret, mund te hani deri ne oren 14:00 vetem ushqime te lehta dhe uje (fruta dhe perime te fresketa, keshillohet edhe lengu natyral i mollave).
Keshille: nese punoni, preferohet ta beni pastrimin e gureve ne dite te shtune, qe te nesermen te jeni ne shtepi dhe pa shume impenjime. Mund te ndiheni me te lodhur dhe te keni jashteqitje te shpeshta.

Receta dhe cfare ju nevojitet:

4 luge gjelle me sulfat magnezi (e gjeni ne farmaci),
750 mL uje
Gjysme gote vaj ulliri extra virgjin (blihet ne farmaci, i vecante per pastrimin e gureve)
Gjysme gote leng citroje ose gjysme gote leng limoni

Pergaditja: Ne nje ene i perzieni 4 luge gjelle me sulfat magnezi ne 750 mL uje. I perzieni mire deri sa te tretet sulfati i magnezit (kripa Epsom). Kete perzierje duhet ta ndani (tani ose me vone) ne kater pjese dhe ta pini ne oraret qe do te ceken me poshte. Mbajeni te ftohte ne frigorifer per te pasur nje shije me te lehte. Mund ti shtoni pak leng limoni per t’ja rregulluar shijen.
Ne nje ene tjeter (kavanoz me kapak) perzijeni vajin e ullirit bashke me lengun e citros, mbylleni me kapak dhe perzijeni mire.
Duke filluar nga ora 14:00 nuk do te hani me asgje, por mund te pini vetem uje.

Ora 18:00 - do ta pini goten e pare me kripen Epsom. Pastaj mund te pini uje per ta hequr shijen e ngelur nga kripa.
Ora 20:00 - do ta pini goten e dyte me kripen Epsom (sulfat magnezi).
Pak para ores 10:00 pergadituni per gjume, sepse menjehere pas pierjes se perzierjes me vaj ulliri dhe leng citroje duhet te shtriheni.
Ora 22:00 sakte - pijeni kete perzierje, duke qendruar ne kembe! Sapo ta mbaroni (mundohuni ta pini brenda 5 minutash, jo me gjate), shtrijuni per te fjetur ne krahun e djathte dhe mblidhini kembet afer gjoksit per rreth 20 minuta. Mundohuni te flini sa me shpejte. Ne kete menyre do te levizin me shume gure nga melcia juaj. Nuk do te ndjeni dhimbje, sepse kripa Epsom i ka hapur tashme kanalet.

Ora 06:00 mengjes - bejeni alarmin ne oren gjashte te mengjesit per ta pire goten e trete te kripes Epsom. Mund te dilni ne banjo nese keni diarre, por se pari pijeni pijen ne oren 06:00 sakte. Pastaj vazhdoni te flini deri ne oren 08:00.

Ora 08:00 - pijeni goten e fundit te kripes Epsom. Pas dy oresh mund te filloni ushqimin, por KUJDES: filloni me leng frutash natyrale (leng molle keshllohet). Pas dy oresh mund te hani fruta, pastaj perime. Mos hani mish apo brumera te renda te pakten edhe nje ose dy dite sepse i beni dem stomakut dhe melcise. Eksperiencat e njerezve qe kane ngrene mish qe ne diten e pare jane shume te hidhura, prandaj beni kujdes.

Gjate kesaj dite do te keni diarre. Keshtu mund ta dalloni dukshem pastrimin e melcise nga prezenca e gureve te vegjel ngjyre gjelber ose gri (kristale kolesteroli) te cilat do te qendrojne siper ujit te toaletit. Ne kete menyre ju do te pastroheni nga mijera gure qe ngarkojne melcine tuaj.
Sipas nevojes, kjo diete preferohet te behet disa here me diference kohe 6-8 jave nga cdo pastrim.

Sa i sigurte eshte ky pastrim? Eshte shume i sigurte. Jane me qindra e mijera raste neper bote qe e bejne kete diete, duke perfshire eshte paziente te moshave shtatedhjete e tetedhjete vjecare. Askush nuk ka vajtur ne spital, as nuk jane ankuar per ndonje dhimbje te madhe. Sidoqofte, mund te ndjeheni me te lodhur dhe si te semure per nje apo dy dite me pas. Por, per te evituar kete preferohet qe para fillimit te dietes cdohere te behet pastrimi i trupit nga parazitet!

Te drejtat e materialit: ©beesandtrees bio-cosmetics
*I do not own the rights of this picture