Bees and Trees Shop

Thursday, February 26, 2015

A e praktikoni mirenjohjen? Ja disa dobi qe na sjelle kjo rutine:


Shkenca moderne tregon se te qenit mirenjohes na ndihmon ne shume drejtime:
-ul stresin
-rrit energjine
-ul shtypjen e gjakut
-stimulon sistemin imunitar.
Si te jemi me mirenjohes? Eshte shume e thjeshte:
~mbani nje ditar mirenjohjeje dhe cdo nate para gjumit shkruani tre gjera per te cilat jeni mirenjohese ne ate dite. Ky proces ju merr vetem 2-3 minuta nga dita juaj, por perfitoni shume dobi prej tij.

Te drejtat e materialit dhe fotografise: Bees and Trees Bio-Cosmetics

Bel me te holle me kanelle


Kur niveli i sheqerit ne gjak rritet, trupi jone i konverton keto teprica sheqeri ne yndyrna dhe i magazinon ato ne zona te ndryshme te trupit (perqendrimi me i larte - ne bel).
Duke i hedhur kanelle ushimeve qe konsumoni ju do ta zvogeloni kete proces. Kanella permban sasi te larte zinku, i cili eshte i famshem per efektin e stabilizimit te niveleve te sheqerit ne gjak. Efektin nuk do ta kuptoni menjehere sigurisht, por ne kohe do ta dalloni ndryshimin.
Ju keshillojme ta perdorni kanellen Ceylon (me prejardhje ne Sri Lanka) ose ndryshe quhet Cinnamomum Verum dhe jo ate kineze ose Cinnamomum Cassia. Cassia permban nje substance te quajtur kumarine e cila nese konsumohet ne sasi te larte mund ta demtoje melqine tuaj.

Te drejtat e materialit dhe fotografise: Bees and Trees Bio-Cosmetics

Wednesday, February 25, 2015

Rutina tre-hapshe per kujdesin ndaj lekures

 Tre hapat drejt nje lekure te shendetshme jane pastrimi i lekures, mbrojtja nga dehidrimi dhe adresimi i cdo problemi qe na shfaqet mbi lekure.




1. Mbajeni paster


Pluhuri dhe papastertite e tjera qe ndodhen ne ambient mblidhen shume lehte mbi sebum (yndyra qe sekretohet ne lekure) dhe prandaj fytyra duhet te pastrohet rregulisht. Per disa njerez pastrimi i lekures me sapun apo detergjente ndryshon aciditetin e lekures dhe u jap nje ndjenje dehidrimi. Ne kete rast duhet te perdoren pastrues me baze vajore (vajera bimor). Per ata qe kane lekure te yndyrshme preferohet pastrimi me mjalte, por edhe pastrimi me vaj eshte efektiv. Mos u gaboni se pastrimi me vaj mund ta shtoj sekretimin e yndyres ne lekuren tuaj. Eshte thjesht nje mit. Mjafton ta hiqni me nje pambuk yndyren e mbetur pas pastrimit dhe lekura juaj do te jete normale perseri.
Por, nuk mjafton vetem kaq per ta pastruar fytyren. Lekura eshte ne proces te vazhdueshem rinovimi dhe aty mblidhen qelizat e vdekura te cilat cojne deri tek mbyllja e poreve. Mbyllja e poreve nenkupton pengim te ajrosjes se lekures dhe si kunderpergjigje poret zmadhohen (per te lehtesuar ajrosjen) duke e bere lekuren tuaj te duket akoma me keq. Per ta parandaluar kete duhet te beni here pas here scrub te fytyres. Mund te pergatisni nje apo dy here ne jave scrub ne kushte shtepiake (psh. me sheqer te zi, bajame te bluara, vaj ulliri) dhe ta pastroni fytyren ngs qelizat e vdekura te mbledhura mbi te.



2. Mbrojeni lekuren nga dehidrimi



Ekzistojne dy gjera qe mund te beni per ta bere lekuren te duket dhe te ndjehet me mire: ta hidratoni rregullisht dhe ta parandaloni humbjen e ujit trans-epidermal. Humbja e ujit trans-epidermal nenkupton avullimin e ujit qe permban lekura, duke e lene ate te dehidruar. Kremerat hidratues zakonisht permbajne perberes te cilet kane aftesi te terheqin lageshtine nga ajri ne lekure, por nuk mund ta mbajne aty. Prandaj, jane disa perberes te tjere qe ju vihen kremerave te cilet kane aftesi ta ngadalesojne avullimin e ujit trans-epidermal. Per hidratimin e lekures suaj zgjidhni kremerat me perberje me efikase ne kete drejtim. 



3. Adresoni cdo problem


Zakonisht problemet ne lekure jane indikacion i nje cekuilibri ne nje nivel me te thelle (jo vetem ne lekure). Produktet kozmetike kurojne simptomat, por ne raste me serioze ajo cfare duhet bere eshte te gjendet shkaktari.
 Dieta, ushtrimet fizike dhe niveli i stresit jane pergjegjes per shume probleme ne lekure. Nese keta tre elemente crregullohen atehere edhe gjendja e lekures suaj do te ndryshoje. Nese lekura juaj paraqet perseri probleme edhe nese ju ndiqni nje diete te shendetshme, beni ushtrime fizike rregullisht, jeni te qete dhe gjithashtu keni nje rutine te kujdesit ndaj lekures, atehere problemi mund te jete diku tjeter dhe per kete duhet te konsultoheni me mjekun specialist.


Te drejtat e materialit: Bees and Trees Bio-Cosmetics
*I do not own the right of these pictures